Horoskopi

Horoskopi i datës 17 shtator 2017

07:20 - 17.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Gjeni pak kohë për personin që doni dhe përpiquni të keni dialog. Do të jetë mënyra më e mirë për të tejkaluar ndonjë tension të mundshëm. Ka shtytjen emocionale të duhur, edhe rezultatet mund të mos jenë në lartësinë e duhur.

DEMI

Vështirësi të vogla plotësisht të papritura do t’ju shkaktojnë pak probleme, edhe pse e dini t’i përballoni shumë mirë me kokën lart. E keni lumturinë shumë afër, prandaj mos lejoni që asgjë dhe askush t’ua marrë!

BINJAKËT

Dita nis mirë, falë bashkëveprimit të Hënës. Ndjeshmëria e juaj do t’ju ndihmojë për të bërë zgjedhjet më të thjeshta, por edhe ato të duhurat. Bëji kujdes ndaj afateve të fundit të muajit dhe ndaj mesazheve të rëndësishme që mund të kalojnë pa u vënë re.

GAFORRJA

T’ia nisësh me këmbë të mbarë është thelbësore, nëse ndërmerret një histori e re. Por ju e keni mendjen gjetiu dhe nuk dini mirë se çfarë të vendosni. Të merrni një vendim për diçka, ju duket e pamundur në këtë moment. Nuk ju mbetet tjetër veçse të prisni.

LUANI

I keni besuar një personi që e keni njohu së fundmi, dhe tashmë jeni të zhgënjyer nga sjellja e tij jo shumë korrekte. Mashtrimi që i faturohet Hënës. Mos e ndërlikoni më tej situatën. Mos e prishni ditën dhe pranoni çdo pasojë.

VIRGJERESHA

Fundi i muajit po afron dhe ndoshta po afron edhe momenti për të kontrolluar llogaritë e shpenzimeve. Mos e harroni! Më mirë të mendoni fillimisht për detyrat dhe pastaj për kënaqësitë, ose mund të humbmi ndonjë rrugë të rëndësishme.

PESHORJA

Falë mirësisë së Hënës në harmoni me Plutonin dhe Venusin, mund të keni më shumë vullnet për të përmirësuar fushën e ndjenjave dhe të dashurisë. Në shtëpi keni një atmosferë të qetë, duke qenë se dini si ta krijoni.

AKREPI

Mos lejoni që ndonjë dyshim i vogël t’ju ndryshojë mendjen, nëse ishit të sigurt në rrugëtimin tuaj dhe keni planifikuar gjithçka me kujdes. Mos u ngadalësoni ose do të humbisni avantazhin. Ecni përpara në rrugën e juaj, pa u shpërqendruar.

SHIGJETARI

Bashkëveprimi i Hënës në lidhje me Plutonin, bën që të jeni i pandalshëm përgjatë rrugës së ndërmarrë dhe nuk do të ndaloni edhe përpara të papriturave. Me ngadalë, por pashmangshmërisht, do të anashkaloni pengesën për të shkuar drejt qëllimit.

BRICJAPI

Ndjenja juaj për drejtësi do t’ju ndihmojë të zgjidhni me shpejtësi një çështje delikate, në të cilën nuk do të kishit dashur fare të ishit përfshirë. Pak rëndësi ka nëse mënyra juaj e të vepruarit nuk arrin të kënaqë gjithkënd. Ajo që ka rëndësi është integriteti juaj.

UJORI

Të mbështetur nga Venusi, do të jetë e lehtë të shkoni mirë me partnerin tuaj, edhe pas një zënkë të vockël, të ziheni nuk do të thotë se nuk duheni! Jeni gati të hapni rrugë për personin tuaj të zemrës, për ju dashuria vjen para çdo gjëje.

PESHQIT

Po mendoni sesi ta bëni sa më të veçantë festën e ditëlindjes? Fillimisht mendoni për menynë dhe mbi të gjitha për tortën! Shpresoni të merrni një dhuratë të rëndësishme, por për të qenë të sigurt hidhjani si fjalë larg e larg të tjerëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.