Tech

Fshijini urgjent këto 100 aplikacione nga telefonat tuaj, po ju vjedhin! (Lista e plotë)

20:55 - 18.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një virus që fshehurazi u merr para përdoruesve te telefonave celularë për shërbime të rreme është shkarkuar nga miliona përdorues.

“ExpensiveWall” rezulton i fshehur në të paktën 100 aplikacione në Google Play.

Lapsi.al po publikon më poshtë listën e plotë të aplikacioneve të infektuar.

Kërkuesit e “Check Point”, një kopani lider për sigurinë e internetit, që e zbuluan mashtrimin, thonë se ExpensiveWalll është shkarkuar nga 1 milion deri në 4.2 milion herë.

Virusi regjistron përdoruesit e telefonave tek shërbimet premium (me pagesë) pa dijeninë e tyre dhe dërgon mesazhe SMS mashtruese, duke i ngarkuar shpenzimet në llogaritë e tyre.

Në disa raste, SMS –të dërgohen pa dijeninë e përdoruesit.

Në raste të tjera, virusi shfaqet në ekran me një buton të quajtur “Vazhdo” dhe sapo përdoruesi e klikon, mesazhi dërgohet në adresën e caktuar nga virusi.

Një numër personash që instaluan aplikacione të infektuara me Expensive Walll lajmëruan përdoruesit e tjerë të telefonave duke lënë komente negative në Google Play.

Aplikacionet e infektuara me Expensive Walll u raportuan në Google më 7 gusht dhe u hoqën nga Google Play.

Megjithatë, Check Point thotë se aplikacionet më të infektuara u vunë sërish në dispozicion për t’u shkarkuar në Google Play “brenda disa ditësh”. U hoqën sërish katër ditë më vonë.

Aplikacionet e infektuara nga ExpensiveWalll kërkojnë një numër lejesh nga përdoruesit, duke përfshirë qasjen në internet dhe tek SMS-të.

Lejet që kërkohen janë mjaft të zakonshme për aplikacionet që shkarkohen për herë të parë.

Check Point thotë se virusi mund të ketë shkaktuar shumë dëme.

“Teksa ExpensiveWalll është projektuar vetëm për të gjeneruar fitim nga përdoruesit, një virus i ngjashëm mund të modifikohet lehtësisht për të përdorur të njëjtën infrastrukturë me qëllim vjedhjen e fotografive, regjistrimin e audios dhe madje vjedhjen e të dhënave të ndjeshme dhe dërgimin e të dhënave në një server të caktuar”, sqaron Check Point.

“Meqënëse virusi është i aftë të veprojë në fshehtësi, i gjithë ky aktivitet i paligjshëm kryhet pa dijeninë e viktimës, duke e kthyer atë në mjetin e fundit përgjues”.

Check Point thotë se ExpensiveWalll është një variant i ri i një virusi të gjetur në Google Play më parë këtë vit nga McAfee dhe thotë se “i gjithë familja e viruseve” është shkarkuar mes 5.9 milionë dhe 21.1 milion herë.

Nëse keni shkarkuar një aplikacion të infektuar nga ExpensiveWalll, duhet ta fshini menjëherë.

Kjo është lista e aplikacioneve të infektuara:

I Love Fliter
Tool Box Pro
X WALLPAPER
Horoscope
X Wallpaper Pro
Beautiful Camera
Color Camera
Love Photo
Tide Camera
Charming Camera
Horoscope
DIY Your Screen
Ringtone
ดวง 12 ราศี Lite
Safe locker
Wifi Booster
Cool Desktop
useful cube
Tool Box Pro
Useful Desktop
ดวง 12 ราศี Lite
Horoscope2.0
Yes Star
Shiny Camera
Simple Camera
Smiling Camera
Universal Camera
Amazing Toolbox
Easy capture
Memory Doctor
Tool Box Pro
Reborn Beauty
Joy Photo
Fancy Camera
Amazing Photo
Amazing Camera
Super Wallpaper
DD Player
Fascinating Camera
Universal Camera
Cream Camera
Looking Camera
DD Weather
Global Weather
Love Fitness
Pretty Pictures
Cool Wallpapers
Beauty Camera
Love locker
Real Star
Magic Camera
Wonder Camera
Funny Camera
Easy Camera
Smart Keyboard
Travel Camera
Photo Warp
Lovely Wallpaper
Lattice Camera
Quick Charger
Up Camera
Photo Power
HDwallpaper
Wonderful Games
BI File Manager
Wallpapers HD
Beautiful Video-Edit your Memory
Wonderful Cam
useful cube
Ringtone
Exciting Games
Replica Adventure
GG Player
Love Camera
Oneshot Beautify
Pretty Camera
CuteCamera
Cartoon Camera-stylish, clean
Art Camera
Amazing Video
Fine Photo
Infinity safe
Magical Horoscope
Toolbox
Cute Belle
CartoonWallpaper
Ringtone
Best Camera
Colorful Locker
Light Keyboard
Safe Privacy
Enjoy Wallpaper
File Manager
Fancy locker
Cute Puzzle
Smile Keyboard
Vitality Camera
Lock Now
Fancy Camera
Useful Camera
Vitality Camera
Sec Transfer
Lock Now
Magic Filter
Funny Video
Amazing Gamebox
Super locker
Music Player


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.