Tech

VIDEO / Sherr për pronën me vëllain, rrëfimi i 56-vjeçarit: Vëllai më nxori jashtë me fëmijët e vegjël

12:20 - 18.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një amanet i lënë përgjysmë, një konflikt i gjatë për pronën dhe ndarja nga vëllai.




Kjo është historia e Besim Kananit nga Përrenjasi, i cili është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’, i cili akuzon vëllain e tij se i ka marrë një pjesë të pronës që i takon .

“Kam jetuar në Përrenjas, jemi familje fukarenjsh. Kemi punuar gjithë jetën dhe gjë në dritë nuk kemi arritur të vëmë. Rinia ime ka qenë shumë e mirë, dhe kam qenë shumë punëtor. Por pasi u rrita nuk më eci aq mirë, pasi kam pasur divorcime. Kemi punuar në Greqi, edhe këtu. Jemi tre vëllezër dhe kemi konflikte. Problemi lindi që ditën që na vdiq mamaja. Në dark na mbledh motra dhe na thotë se: ‘na ka lënë nëna amanet që çunat të marrin nga një dhomë të shtëpisë secili’. Kur diskutuam ndarjen, vëllai, Leftëri, nisi të bënte llafe. Nuk kishim nge për atë punë se ende nuk ishin bërë të shtatat. Një shef policie e thirra dhe na erdhi në punë. Vëllai ishte me qira në Sarandë dhe në Tiranë, kurse unë kujdesesha për nënën. Më pas erdhi, dhe më jetuam bashkë 1 vit. Më pas ai kërkoi që unë të dilja nga shtëpia. Por unë isha 4 vite”, tha Besim Kanani, përcjell ‘BalkanWeb’.

Ngjarja

Një konflikt i ashpër mes vëllezërish do të trajtohet në studion e emisionit “Me zemër të hapur”. Besim Kanani rrëfen se vëllai e ka detyruar të dalë jashtë nga shtëpia së bashku me fëmijët e tij të vegjël. Pas vdekjes së prindërve sherri mes tyre u rëndua dhe përfunduan në dyert e policisë. Ndiqni rrëfimin dhe përballjen mes tyre sot (18 shtator, 2017) ora 12:00 në ekranin tonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.