Show-Bizz

Plas sherri në “Dance with me”, Robert Aliaj me Fiori Dardhën: Je shembull i xhihadit mediatik shqiptar, llafazane, kërcimi si azil pleqsh!

21:53 - 18.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Që në nisje të vlerësimit, Robert Aliaj, pjesë e jurisë në emisionin “Dance ëith me” nuk i kurseu kritikat ndaj Fjori Dardhës duke i thënë se “kërcimi i saj ngjante me një azil pleqsh”. Reagimi i prezantueses ka qenë i menjëhershëm. Që në emisionin e kaluar, Fiori Dardha kishte fiksuar etiketimin si “gazetare mediokre” nga Robert Aliaj, që më pasi i ishte rrëfyer se nuk e kishte parë kurrë në ekran. Duke qenë e përgatitur për sulmin e Robert Aliaj ajo nisi të flasë menjëherë duke thënë se nuk i pranonte ofendimet e tij. Fiori vazhdoi me ironinë se “francezët” nuk i kuptonin dot shqiptarët, duke iu referuar Aliajt. Ky i fundit ka shkuar më tej duke e quajtur “llafazane” dhe shembull të xhihadit mediatik shqiptar. Televizionet, sipas Robert Aliajt duhet të nisin të bëjnë kurse dhe “ëorkshop” për gazetarët e tyre në mënyrë që gazetarët të rriten profesionalisht. Sherri mund të vazhdonte gjithë natën nëse Fiori Dardha nuk do ta kishte mbyllur me batutën: “Ta lëmë me kaq se unë protagonizmin e kam cdo natë, ti një herë në javë e ke protagonizmin”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.