Kryesore

Flet njeriu më i pasur në Shqipëri, Samir Mane: Nuk jam oligark, oligarkë ka vetëm në Rusi dhe Korenë e Veriut!

23:08 - 18.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Eshtë shpallur njeriu më i pasur në Shqipëri nga Fondacioni për Liri Ekonomike dhe Samir Mane ka pranuar të flasë për paratë e tij në Opinion. Ngurroi të flasë për fitimet e vitit 2016, por sipas tij, kushdo mund të futet në faqen e internetit të QKB-së për të parë fitimet e kompanive të tij, shkruan GSh.al
Ende pa mbaruar fjalinë biznesmeni, Ornela Liperi e revistës Monitor, nisi të lexojë shifrat e parave të fituara nga Samir Mane për vitin e kaluar.

“Nga ndërtimet, rreth 10 milion euro, nga Mane TCI 8 milion euro, nga Albcrom 7 milion euro, NEPTUN 2.7 milion euro e të tjera kompani me më pak para” tha gazetarja.
Shifrat nuk janë të zakonshme dhe Fevziu ka qenë kurioz, nëse politika e ka ndihmuar. Përgjigjja e parë ishte mohuese.
“Politika nuk më ndihmon fare. Unë shes televizorë. Nuk më duhet politika për të shitur lavatriçe tek Neptun dhe lodra tek Xhambo. Ndodh që në vendet ish komuniste, fitimi quhet i pamoralshëm dhe do duhet shumë kohë që ky mentalitet të ndryshojë. Njerëzit duhet ta dinë që ne jemi njerëz normalë, që kemi riskuar investimin tonë dhe kemi fituar” u shpreh Mane.
“Po tek ndërtimi a hyn politika?” ishte pyetja e kryeredaktores së Monitor, Ornela Liperi.
Përgjigja kësaj radhe ishte më e drejtpërdrejtë nga njeriu më i pasur në Shqipëri.
“Nëse në gjithë botën hyn, hyn edhe në Shqipëri. Në gjithe globin thonë, ca godina të behen 5 katëshe, ca 15 katëshe. Diskutimet janë kudo” u shpreh Mane duke sqaruar se mbështetja politike nuk është gjithçka.
“Njerëzit pasurohen për shkak të riksut që merr në investim dhe për shkak të meritave. Në 200 vjet tregti njerëzit më shumë kanë humbur se kanë fituar. Kur bëra QTU për herë të parë, 99% e njerëzve nuk besonin se nuk do funksiononte,. As prindërit e mi nuk donin. Pse do blejne domate të QTU kur i kanë te lagjia? Por unë aty hodha thuajse gjithe pasurinë time, tek QTU dhe fitova” tregoi Samir Mane.
Në fakt sot, nga 100 lekë që qarkullojnë në Qendrën Tregtare Univers, 70 lekë janë fitim.
Samir Mane nuk ndjehet një oligark. Termi që përdoret gjithmonë e më shpesh në jetën publike nuk ka vend në Shqipëri, sipas tij.
“Nuk mendoj se ka oligarkë në Ballkan dhe në Europë. Ka në Rusi dhe në Korenë e Veriut. Oligark unë do të isha nëse shteti do të bënte një ligj, që vetëm unë të shes televizor, ose të shitet vetëm revista “Monitor” tha Mane duke treguar nga gazetarja e ulur krah tij, e cila bëri të njëjtën gjë që bënë të gjithë në studio, heshtiGSh.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.