Kryesore

A është shndërruar Elbasani në Medelinin shqiptar?/ Denoncimi: Ja kush po e terrorizon qytetin

15:00 - 19.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Elbasani ka kohë që është kthyer në një qytet ku shteti nuk ka asnjë kontroll. Vrasje, plagosje, atentate dhe trafik droge ndodhin çdo muaj dhe shteti ndihet i pafuqishëm të luftojë krimin, edhe për shkak se (si në kohën e Medelinit të Escobarit) bandat kanë mbështetje të hapur politike.

Mbrëmë, në Elbasan u shënua incidenti i rradhës kur pas shoqërimit që policia i bëri një makinë luksoze, miqtë e grupit goditën me mjet të blinduar makinën e policisë. (lajmi KETU)

Për këtë ngjarje një denoncim ka ardhur në adresë të ish-kryeministrit Berisha.

“Pershendetje i nderuar zoti Sali Berisha. Elbasani vazhdon te jet i terrorizuar nga banda e Suel Celes dhe dhenderit te kryetarit te bashkise elbasan Sokol Sanxhaktari.Banda ne fjale del ne qytet vetem ne autokolen me mjete te blindura( dy range rover dhe ne audi).Dje esht bere ndalimi nga Shqiponjat i njeres prej makinave te blindura Range Rover me targe AA 040 OJ per identifikimin e mjetit dhe ka ber shoqerimin per ne komisariat te makines ne fjale.Rruges per ne komisariat Audi tjeter i blinduar i bandes Suel Cela vjen dhe godet me force mjetin e policise qe po bente shoqerimin ne komisariat.Me pas mjetet e blinduara kan ikur per ne strofullen e bandes Cela-Sanxhaktari i cili esht tregu Ushqimor ne te cilin ndodhen vetem njerez te armatosur.Elbasani po sundohet nga kjo bande e cila operon me shume qetesi pasi prapa tyre qendrojne kryetari i bashkise Elbasan( vjerri i Suel Sanxhaktarit dhe mik i ngushte i babait te Sule Celes)”, shkruan Berisha në “Facebook”-un e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.