BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Pas publikimit të fotove, në shtrat me dy meshkuj. Shpat Kasapi: E vërteta mbi atë natë

16:00 - 19.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Pas publikimit të fotove, në shtrat me dy meshkuj. Shpat Kasapi: E vërteta mbi atë natë





Publikimi i disa fotove të këngëtarit Shpat Kasapi në shtrat me dy meshkuj të tjerë nga një e përjavshme në Tiranë do të bëhej objekt bisede gjatë ditëve të muajit shkurt në shumë ambiente. E për më tepër komenti që i përfshinte ata në skena erotike do të ishte edhe më i çuditshëm. Për herë të parë këngëtari flet duke rrëfyer të vërtetën e natës 9 shkurt, ku ai gjendej në Tiranë për një koncert. Arsyet përse gjendej në shtrat me dy meshkuj dhe përgënjeshtrimi i gjithë akuzave të tjera të hedhura mbi të.
Këto ditë në një revistë të përjavshme të Tiranës kanë dalë disa foto për atë natë, që ju keni qeni i ftuar në një club. Si qëndron e vërteta?
Po kam qenë në Tiranë në datë 9 shkurt nga një festë që më është bërë nga club “Oaziz”. Ja kalova shumë mire, si në çdo koncert tjetër. S’kishte asnjë gjë të veçantë. Përse e keni fjalën?


Ka pasur disa foto që janë botuar në këtë revistë, ku ju ishit në shtrat me dy meshkuj të tjerë?
Në shtrat…!!! Kam qenë në një dhomë me shoferin dhe mikun tim. Asgjë më shumë pasi nga klubi u kthyem vonë dhe të lodhur por prapë nuk po kuptoj pyetjen tuaj.
Në atë foto thuhej se ishit ju dhe miqtë tuaj në skena erotike. Kjo e cilësuar nga gazetari i shkrimit.
Deri këtu paskan arritur… Më vjen keq po në mënyrë absolute jo. Mendoj se është një farsë, e cila ndihmon ato gazeta a revista për qëllime komerciale.


Ju thoni që kjo është e pavërtetë?
Pasi të kem atë revistë në dorë dhe mbasi të infromohem më konkretisht për këtë kam për ta zbardhur dhe çuar aty ku duhet këtë çështje.
Përpos shkrimit ka dhe akuzë që ju jeni larguar nga hoteli pa paguar?


Nuk di çfarë të them, pasi në çdo ftesë që unë dhe këngëtarë të tjerë kemi në pagesë të përfshirë edhe akomodimin. Dhe këto janë rregulla pune dhe nuk ka një kontratë për këtë. Dhe nuk e kuptoj përse është abuzuar në këtë pikë, pasi dhomat e hotelit ishin të zëna dhe ne u detyruam të merrnim një suitë të përbashkët për atë natë, pasi duhet të niseshim herët. Po çuditem dhe më vjen keq pasi është hera e parë që po më ndodh kjo gjë. Unë nuk konsumoj as alkool jo për t’u dehur as që bëhet fjalë, pasi feja ime nuk ma lejon. Edhe për pijet që kemi konsumuar atë natë ne kemi kërkuar faturë dhe na thanë që pijet ishin nga klubi.
Me sa kuptova nga kjo intervistë besoj që lexuesit do ta marrin vesh të vërtetën e asaj çfarë është thënë për ju. Vetë ju keni një mesazh për ta?
Në rradhë të parë ju falenderoj që më dhatë mundësinë të tregoj për të vërtetën e asaj nate. Megjithatë nuk i kuptoj arsyet e këtyre akuzave, por u them fansave të mi që këto janë trill i revistave amatore. Nuk kam asgjë me njerëzit apo pronarët e klubeve që unë bashkëpunoj, pasi me ta mirëkuptohem përpara se unë të pranoj ftesën, pasi janë pika të parashtruara pastaj unë pranoj ftesën. Falenderoj fansat që më mbështesin në çdo koncert dhe uroj të mos u besojnë këtyre gjërave të pavërteta.

Ky shkrim u botua më 23 shkurt 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.