BOTA

Burg bandës shqiptaro-angleze, trafikuan një familje të tërë në bagazh

15:38 - 19.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Banda e trafikimit të qenieve njerëzore të përberë nga shqiptarë dhe britanikë është dënuar me 21 vjet heqje lire.

Të shpallur fajtorë shqiptarët janë dënuar përkatësisht me 5 vjet burg për Vullnet Karaj, Eduart Karaj 5 vjet dhe Ilir Hani 4 vjet.

Ata u kapën duke trafikuar një familje të tërë të futur në bagazhin e një makine, për ta kaluar kështu nga kufiri i Francës për në Alngli.

Mediat e huaja bëjnë me dije se zyrtarët e Forcave Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar gjetën në vitin 2015 një familje të tërë shqiptare – së bashku me foshnjën – të futur në bagazhin e  një makine të ndalur në Coquelles .

Një burrë, grua dhe fëmija i vogël u gjetën në makinën e parë të ndaluar më 12 mars 2015. Shoferi, Lee Anderson, 46 vjeç, dhe pasagjeri, Jason Coëley 44 vjeç u arrestuan në vendin e ngjarjes, shkruan Birmingham  Mail.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.