AKTUALITET

Cërrik/ Vëllezërit rrahin xhaxhain e tyre barbarisht, për motive pronësie

15:22 - 19.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pronësia e një toke është bërë sërish mollë sherri midis nipërve dhe xhaxhait në Cërrrik. Kështu dy të rinj të moshës 20-vjeçare kanë rrahur në mënyrë barbare xhaxhain e tyre.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. Denis Dybeli, 22 vjeç dhe Gerald Dybeli, 20 vjeç, të dy banues në fshatin Xherije, kanë ndaluar në mes të rrugës xhaxhain dhe kanë nisur ta godasin. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe i ka arrestuar të rinjtë, të cilët do të vihen nën akuzën për dhunë në familje.

Njoftimi i policisë:

Ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj xhaxhait të tyre për motive pronësie, ndalohen nga policia dy vëllezërit Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik, bënë ndalimin e shtetasve:

Denis Dybeli, 22 vjeç dhe Gerald Dybeli, 20 vjeç të dy banues në fshatin Xherije. Ndalimi i tyre, u bë pasi më datë 17.09.2017, në rrugën e fshatit Xherije, gjatë një konflikti për motive pronësie, dyshohen të kenë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj xhaxhait të tyre, shtetasit A.D., 40 vjeç Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 130/a/3 dhe 25 të Kodit Penal

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.