Kryesore

Deputetja u premtoi se s’do ndodhte gjë, banorët Gjebreas: Shko shih se çfarë terrori po përjetojnë. Tamam si serbët në Kosovë

12:05 - 19.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




E ndërsa ka nisur shembja e banesave në Shkozë, një sërë akuzash shkojnë në drejtim të deputetes së zonës, Elona Gjebrea që sipas banorëve i vuri në gjumë, duke i premtuar se asgjë do të ndodhte. Mirëpo, sot policia ka “blinduar” Shkozën dhe IKMT ka nisur aksionin për prishjen e 153 shtëpive, pasi preken nga projekti i rehabilitimit të Lanës.

Pak ditë më parë, Gjebrea pat deklaruar se një grup ndërinstitucional është krijuar për të gjetur zgjidhje për shtëpitë e Shkozës pas revoltës së banorëve një javë më parë, kur edhe dolën në protestë.

Mirëpo sot kur duket se nuk është gjetur asnjë zgjidhje dhe banorët kanë pohuar se janë zgjuar të tmerruar nga forcat e shumta të policisë dhe se nuk janë lajmëruar nga njeri që të marrin masa, kanë shprehur revoltën e tyre për këtë situatë. Irritimi i tyre, të cilët kërkojnë dëmshpërblim është i madh.

Pas një statusi të vënë ditë më parë nga deputetja Gjebrea, ku shkruante se është maksimalisht e angazhuar për zgjidhjen e situatës me banorët e Shkozës, në lidhje me prishjen e banesave, kanë vërshuar komentet, ku i kërkojnë asaj të shkojë në Shkozë dhe të shohë se çfarë terrori po përjetojnë banorët.

“Shko sot të shikosh se çfarë terrori po perjetojnë votuesit tuaj. Tamam si serbët në Kosovë në vitet e luftës”. Ndërsa një tjetër i shkruan: “Duke menduar se shpresa vdes e fundit, të shkretët banorët e Shkozës, sot filluan të vdesin një nga një bashkë me shpresën”.

 

Ja disa nga komentet

Znj.deputete ju respektoj për angazhimin tuaj. Ju kam ndjekur në të gjitha dëgjesat para zgjedhjeve, për bindjen time për shokët R.H dhe G.D dhe për asnjë interes tjetër shyqyr ZOTIT, por më dhemb shpirti për të gjithë ata që ju prishën shtëpitë pas 27 vjetësh. Të gjithë këto që njoh nga ura e Shkozës në uzinë kanë torturuar shpirtin për ato shtëpi, ju lutem mos i torturoni më jepni shpirtin human të një gruaje nënë dhe te një përfaqësuese të lagjes tonë të respektuar.

Zonja Gjebrea, pjesë e këtij grupi që i shemben shtëpitë jam dhe unë që s’përtova as në Lanë dhe as në përrua, por në tokën time me letra mbi ish-kombinatin auto traktorëve pra puna ime njëzet e ca viteve do shembet, por që të jem i sinqertë me ju po të them që mos na mbaj me shpresa kot, sepse unë e di shumë mirë që shefi yt. S’ka për të dhënë as dhe një kacidhe, për ne këtë ta them që të ngelësh një zonjë grua e jo mashtrues e legena si paraardhësit tu deputete në këtë zonë.

Përshëndetje e nderuar. Ju znj.deputete mund të vinit e tu flisnit atyre banorëve LIVE në dritën e diellit siç e kërkuam për 4 orë rresht nën trysninë e Policisë e Tensioneve dhe jo gati gati fshehurazi. 

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.