Kryesore

EMRI/ VIDEO- Kërcënoi se do të hidhej nga shtylla e tensionit të lartë, 53-vjeçari zbret pas negociatave me policinë

11:21 - 19.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ky që po shihni në foto ështe 53-vjeçari, Mustafa Plaku. Paraditen e sotme, durrsaku hypi në një shtyllë të tensionit të lartë, duke kërcënuar se do të hidhej. GSH.al shkruan se ai e ka për herë të dytë që kërcënon të bëjë vetëvrasje dhe kërkon pronat e tij duke pretenduar se ia kanë marrë në mënyrë të padrejtë.

Ndërsa siç shihet edhe në foton që sjell GSH.al Plaku duket në një gjendje të rënduar.

Negociatat

Pas negocimit me punonjësit e policisë dhe bashkëshortes së tij ka zbritur nga shtylla e tensionit të lartë, Mustafa Plaku.

53-vjeçari ishte ngjitur në majë të një shtyllë të transmetimit të energjisë dhe kërcënoi se do të hidhej. GSH.al shkruan se ai e ka për herë të dytë që kërcënon të bëjë vetëvrasje dhe kërkon pronat e tij duke pretenduar se ja kanë marrë në mënyrë të padrejtë.

Ngjarja ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës pak para qafës së Kasharit.

Sipas deklarimit të të shoqes, e cila ndodhet aty, ky shtetas ka probleme me pronat. Po punohet nga shërbimet e policisë për negocim dhe zbritjen pa probleme të shtetasit Mustafa Plaku, rreth 53 vjeç.

Informacioni paraprak i policisë

“Më datë 19.09.2017, rreth orës 10:00 në Numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë, se në Domje një shtetas ka hipur në një shtyllë tensioni.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se: Në Domje ka hipur në një shtyllë të tensionit të lartë shtetasi Mustafa Plaku, rreth 53 vjeç, banues në Arapaj-Durrës.

GSH.al 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.