Kryesore

FOTO& VIDEO/ Nis prishja e banesave, policia “blindon” Shkozën. Efektivë të “Shqiponja” të armatosur mbi urë

09:19 - 19.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka nisur prishja e shtëpive në Shkozë mëngjesin e sotëm, ku siç mësohet banorët e zonës nuk janë lejuar. Ndërkohë që policia ka zbarkuar këtë mëngjes në zonën e Shkozës, duke e “blinduar” atë, ndërsa nuk mungon dhe një ambulancë. Uniformat blu ndodhen në vendngjarje për të shmangur ndonjë revoltë të banorëve, ndërsa mbi urë janë dy efektivë të armatosur me veshje të blinduar të forcave “Shqiponja”, gjë e cila nuk ka ndodhur në asnjë rast të ngjashëm.

Gazetari Erjon Skëndaj ka raportuar për News 24 se nuk e ka të mundur të filmojë se çfarë do ndodhë në brendësi të lagjes, pasi policia ka ngritur një perimetër të cilin nuk mund ta shkelë askush.

Ai sqaron se banorët janë kapur në befasi mëngjesin e sotëm, pasi iu ishte premtuar se do arrinin në një akord me autoritetet.

Një javë më parë, policia u përplas me banorët që kundërshtonin prishjen e banesave të tyre për të lejuar zbatimin e projektit të zgjerimit të rrugës, një projekt i ARRSH-së dhe Ministrisë së Transporteve.

Banorët duhet thënë se protestuan edhe para Ambasadës Amerikane, si dhe i dërguan letra selive kryesore diplomatike në vend.

Ndërsa pak ditë më parë ata u ulën këmbëkryq në rrugën tek ‘Ura e Shkozës’ dhe nuk lejuan qarkullimin e automjeteve për disa orë.

Banorët shprehen se presin përgjigje nga shteti për dëmshpërblim, para se t’ju shemben shtëpitë e ndërtuara me mund e sakrificë.

Kujtojmë se nga ky projekt pritet të preken të paktën 153 banesa. Mes tyre ka banesa të ndërtuara para viteve 90′, të tjera me leje të rregullta ndërtim, por edhe banesa që kanë qenë në proçes legalizimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.