Kryesore

Gjyqi Shullazi/ Dëshmitari ndryshon deklarimet, protestë në sallë. Dështon drejtësia

16:31 - 19.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ndryshe nga çfarë kishte thënë në prokurori, Mitri Prifti dëshmitar në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 bashkëpunëtorëve të tij është shprehur në sallë se nuk i njeh të pandehurit dhe nuk është kërcënuar ndonjëherë nga ata. 32­-vjecari, kushëri i biznesmenit Jani Zaka, i cili prej me shumë se një viti është larguar drejt Shteteve të Bashkuara. Zaka ishte pronar i një parkimi prej 12 mijë metrash katrorë në “Rrugën e Kavajës”, të cilin e kishte blerë nga familja Sinani. Kjo familje pretendonte se e kishte shitur nën çmimin e tregut. Gjatë hetimeve Zaka tha se vetë Emilajno Shullazi i është thënë se duhet ta zgjidhte problemin e parkimit.

Edhe Mitri Prifti, kushëri i biznesmenit deklaroi në atë kohë se Shullazi i kishte kërkuar që parkimi të kalojë në emër të Blerim Shullazit, nëpërmjet një kontrate noterie. Por të gjithë këtë histori, Mitri tha para në gjykatës se nuk e mbante mend. “Unë di që ka probleme me familjen Sinani. Mua nuk më ka përmendur njeri tjetër se nga i kanë ardhur kërcënimet”, u shpreh dëshmitari në seancë. Deklarimet u kundërshtuan nga prokuroria, por u pranuan nga Gjykata.

Në nisje të seancës avokatët mbrojtës të të pandehurve kërkuan vazhdimin e procesit me 3 gjyqtarë dhe jo me 5, pasi kjo sanksionohet në kodin e ri të procedurës penale, por kjo kërkesë u rrëzua. Të pandehurit u larguan nga salla në shenjë proteste pasi i kërkuan gjykatës që fillimisht të thirren dëshmitarët për çështjen e ish­hotel Vollgës, por togat e zeza nuk e morën parasysh këtë kërkesë./Tv Klan


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.