Kryesore

Kapet drogë në portin e Vlorës, trafikantët e fshehën në mënyrë të sofistikuar (FOTOT)

15:30 - 19.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Enrik MEHMETI

Policia Kufitare ka kapur një sasi prej 15 kg hashashi në portin e Vlorës, i cili po trafikohej drejt Italisë. Sasia e kapur ndoshta nuk do të përbënte lajm fare, në një vend ku kapen disa tonelata drogë në javë, por ajo që e bën “interesante” është mënyra e transportimit.

Burime nga policia e Vlorës thanë për GSH.al se hashashi ishte fshehur në mënyrë të sofistikuar brenda disa shufrave, pjesë të dritareve të aluminit. “Blutë” kanë arrestuar shoferin e automjetit dhe kanë sekuestruar drogën.

GSH.al

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.