POLITIKË

LSI, thirrje të fortë Fatmir Xhafajt: Çfarë po ndodh me listën e kriminelëve të drogës?    

11:52 - 19.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




LSI i është drejtuar me një thirrje të fortë ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt. Pas alarmit të dhënë pak kohë më parë nga ana e vetë kryeministrit Rama dhe ministrit teknik të PD-së, për një listë me 124 emra trafikantesh e kultivuesish droge ne vend, nënkryetari i LSI-së, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” i ka kërkuar shpjegime ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj se çfarë po ndodh me listën e kriminelëve.

Ja postimi i plotë

Një kujtesë për Ministrin e Brendshëm!…

Çfarë ka ndodhur me listën e kriminelëve të drogës?!…

I nderuar zoti Ministër!
Mbi një muaj e ca më parë, Kryeministri e pas tij edhe ministri teknik i PD-së që ju zevëndësoi për disa muaj në detyrën e Ministrit të Brendshëm, u shprehën publikisht se kishin një listë me 124 emra trafikantësh e kultivuesish të drogës!
Pa dashur të merrem me “tejkalimin e të drejtës” prej tyre në prononcimin për këtë listë, me vullnetin për të qenë përkrah jush, përkrah Policisë së Shtetit e të gjitha agjensive ligjzbatuese në sfidën e përbashkët të luftës kundër krimit të organizuar dhe kultivimit e trafikimit të drogës, më lejoni t’ju drejtohem publikisht se a ekziston vërtetë kjo listë? E nëse ekziston, çfarë është bërë e çfarë po bëhet ligjërisht me të?
Nuk kam asnjë arsye të dyshoj në vërtetësinë e asaj që kanë deklaruar Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, pra në ekzistencën e listës, por meqenëse më pas nuk u fol më për të, nuk u fol as për hapat procedurialë ligjorë që duheshin ndërmarrë, po ju drejtohem juve, me shpresën që ajo listë të mos jetë bërë e pavlerë!
Prandaj, informojeni publikun zoti Ministër, çfarë ka ndodhur me listën e kriminelëve të drogës?

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.