EKONOMI

Ministrja e Shëndetësisë ‘përvesh mëngët’, aksion për lirimin e territoreve të spitalit nga bizneset

10:58 - 19.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një deklaratë për media në Ministrinë e Shëndetësisë, ka bërë me dije se do të nisë një aksion për lirimin e territorit te spitaleve në të gjithë Shqipërinë nga aktivitete dhe biznese që nuk kanë lidhje me spitalet.

“Ne jemi ë palëkundur në vendosmërinë për të pastruar një herë e mirë spitalet dhe qendrat shëndetësore nga aktivitetet dhe ndërtimet që jo vetëm s’kanë kurrfarë lidhje me to, por pengojnë veprimtarinë e tyre duke u kthyer në një faktor që dëmton ndjeshëm cilësinë e shërbimit që ne duam të ofrojmë. Aksioni ynë do shtrihet në gjithë Shqipërinë dhe do mbështet nga të gjithë institucionet shtetërore. Pushtimi 25 vjecar të spitaleve dhe qendrave shëndetësore nga aktivitete që s’kanë lidhje me spitalet do marrë fund një herë e mirë”, tha Manastirliu.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.