POLITIKË

Prishja e banesave në Shkozë, Basha shpërthen ndaj Ramës: U premtove shpronësim, tani i godet si pushtues. Krim çnjerëzor!

12:26 - 19.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar lidhur me aksionin e IKMT-së sot në Shkozë, për shembjen e 153 banesave.

Basha e ka cilësuar krim dhe barbari atë që po ndodh në Shkozë, ndërsa shkruan se se 153 familje nxirren me forcë nga shtëpitë e tyre dhe në mes të katër rrugëve. Kreu i opozitës i ka bërë thirrje që të ndalet aksioni për shembjen e tyre.

Ja postimi i plotë

Krim dhe barbari ne Shkoze! 153 familje nxirren me force nga shtepite e tyre ne mes te kater rrugeve. Edi Rama ju premtoi legalizim dhe shpronesim para zgjedhjeve. Tani i godet si pushtues!
Duke denuar me ashpersi kete krim cnjerezor, ju bej thirrje forcave te rendit te ndalin menjehere keqtrajtimin e bashkeqytetareve te tyre qe po mbrojne strehen familjare. Te ndale prishja e shtepive pa siguruar asnje perspektive strehimi per 153 familje. Te shqyrtohet rikthimi te projekti fillestar i rehabilitimit te Lanes i cili parashikonte prishje minimale perkunder shpronesimit me vlere tregu. Ndal barbarise, dhe verberise ndaj fateve te njerezve!

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.