SPORT

Sherr Kavani-Nejmar edhe në dhomat e zhveshjeve. Në lojë janë 1 milion euro

10:51 - 19.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Debati mes Edinson Kavanit dhe Nejmar për gjuajtjen e penalltive dhe të goditjeve të dënimit gjatë ndeshjes ndaj Olimpik Lion me sa duket nuk ka përfunduar në fushën e lojës. E përditshmja franceze “L’Equipe” ka zbuluar se debati mes dy lojtarëve të PSG-së ka vazhduar edhe në dhomat e zhveshjeve të skuadrës dhe është dashur ndërhyrja e futbollistëve të tjerë për t’i ndarë.

Gazeta franceze bën të ditur se Kavani ka kritikuar menjëherë sapo ka mbaruar ndeshja shokun e skuadrës për sjelljen para të tjerëve, por Nejmar i është kundërpërgjigjur me zë të lartë, duke bërë që situata të tensionohej. Vetëm ndërhyrja e Tiago Silva bëri që dy lojtarët të mos fillonin një zënkë të mirëfilltë, në një situatë e cila qartësisht ka dalë jashtë kontrollit, shkruan PanoramaSport

Mendohej se gjithçka ishte çështje egoje nga futbollistët, me Kavanin që dëshironte të tregonte duke gjuajtur penalltitë se ai mbetej lider në këtë skuadër, edhe pse Nejmar erdhi me famën e blerjes më të shtrenjtë në histori. Por në të vërtetë, bëhet fjalë thejsht për çështje parash.

“L’Equipe” ka mësuar se në kontratën e Kavanit ekziston një klauzolë pagese vjetore prej 1 milion eurosh për lojtarin, nëse ai fiton titullin e golashënuesit më të mirë në Francë. Kjo është arsyeja pse uruguaiani kërkonte medoemos që të gjuante penalltitë, në mënyrë që të kapte sa më shpejt kreun e klasifikimit të golashënuesve, ku për momentin gjendet Falkao me 9 gola, ndërsa Kavani ka 7. Ai e fitoi këtë bonus prej 1 milion eurosh një vit më parë, kur u shpall golashënuesi më i mire në Ligën 1 me 35 gola të shënuar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.