AKTUALITET

Shijak/ E dhunonte gruaja, 46-vjeçari kërkon ndihmë në polici

15:00 - 19.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




I është drejtuar për ndihmë policisë,  një banor i Shijakut, pasi ish-gruaja ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.

“Më datë 17.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A.Sh., vjeç 46, banues në Shijak”, njofton policia.

Shkak është bërë dhuna psikologjike që ka ushtruar ish-bashkëshortja e tij, 43-vjeçarja A.Sh., banuese në Shijak.

Dhunimi që ka i shkaktuar ish-e shoqja, megjithëse vetëm psikologjik, ka qenë aq i fortë sa e ka detyruar 46-vjeçarin të shkojë e ta padisë në komisariat.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.