BOTA

Thirrja e Ramës për diplomaci aktive ekonomike, ambasadori Qirjako Qirko në Dhomën e Lordëve: Ja çfarë ofron Shqipëria

16:55 - 19.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Me ftesë të Komitetit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Dhomën e Lordëve të Parlamentit britanik, Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe Z.Qirjako Qirko adresoi në seancën dëgjimore mbi temën ‘Beyond Brexit, The UK and the Balkans’.

Kjo është hera e parë që Dhoma e Lordëve (Komisioni i Jashtëm) fton në një dëgjesë një Ambasador shqiptar, për të diskutuar marrëdhëniet midis dy vendeve, sidomos pas periudhës Brexit. Pas rritjes së vëmendjes për një diplomaci ekonomike nga Kryeministri para dy javësh, ambasadori Qirko i dha shumë rëndësi kësaj pjese duke përmendur të gjitha lehtësirat e legjislacionit shqiptar për të gjithë bizneset angleze të interesuara, moshën mesatare të re të popullsisë, njohjen e anglishtes në masë nga brezi i ri, etj, etj.

Gjatë zhvillimit të seancës, anëtarët e Komitetit shprehën interes të njiheshin me: rolin e Mbretërisë së Bashkuar në një qasje më efektive ndaj zhvillimeve politike dhe ekonomike në Shqipëri, masat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në drejtim të luftës kundër korrupsionit; peshën e turizmit në ekonominë shqiptare, pozicionin e Shqipërisë lidhur me dialogun Kosovë – Serbi dhe çfarë roli mund të luajë Mbretëria e Bashkuar në këtë drejtim; perceptimin e popullit shqiptar mbi integrimin evropian të vendit, qasja e vendeve anëtare të BE-së lidhur me këtë çështje; mbi kontributin e MB pas Brexit në Shqipëri dhe vlerësimi i këtij kontributi; rolin e SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor, etj.

Ishin pyetje disa herë delikate, por ambasadori Qirjako Qirko iu përgjigj me shumë diplomaci dhe pa i dhënë shkas keqkuptimeve.

Por, ndërkohë në faqen e turizmit në Shqipëri të FCO (Ministria e Jashtme Britanike) në muajin shtator, është hartuar një tekst mjaft dekurajues (ku thuhet që në Shqipëri ka edhe ndonjë vrasje të turistëve, përgatituni edhe për ndonjë vjedhje, ndonëse natyra dhe njerëzit janë shumë bujarë dhe mikpritës)…

Ambasadori Qirko këtë tekst ua lexoi Lordëve pjesërisht (duke u shprehur: I feel embarrased..) pasi ishte e qartë për ta që nuk ishte realist. Ata u ndjenë vërtet keq, dhe madje kryetari që drejtonte takimin gati i kërkoi ndjesë.

Qirko tha se vetëm 7 muajt e parë të vitit 2017 statistikat tregojnë se jo më pak se 70 mijë turistë angleze “të guximshëm” kanë vizituar Shqipërinë, që shkaktoi jo pak të qeshura për humorin. Drejtuesi i tha se ‘të kuptojmë shumë mirë, dhe ndonjëherë burokracia mbetet mbrapa realitetit’.
Në konkluzion, takimi u përshëndet nga te gjithë. Diplomati Qirko mbuloi edhe Kosovën, duke dhënë qëndrime edhe për këtë vend.

Për më tepër, në përgjigje të interesimit së Komitetit, Ambasadori Qirko nënvizoi se niveli i shkëmbimeve ekonomike midis dy vendeve tona nuk është në nivelin e pritshmërive dhe mundësive që aktualisht ekzistojnë, dhe se në këtë këndvështrim forcimi i rolit të diplomacisë ekonomike dhe promovimi i potencialeve ekonomike të Shqipërisë janë ndër objektivat kryesore të Ambasadës shqiptare në Britaninë e Madhe.

Lidhur me luftën kundër korrupsionit, u informua me sistemin e masave të ndërmarra nga qeveria vitet e fundit në këtë drejtim, duke u ndalur veçanërisht në luftën kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë.

Ambasadori Qirko, pasqyroi qëndrimin e qeverisë shqiptare për disa nga zhvillimet më të rëndësishmë në Ballkanin Perëndimor, si dhe dëshmoi për angazhimin dhe rolin e saj kontribues në drejtim të paqes e stabilitetit të rajonit. Po ashtu, ai informoi pjesmarrësit mbi pozicionin e qeverisë shqiptare ndaj dialogut Kosovë – Serbi, si dhe nevojën e një qasje realiste të Serbisë në këtë proces.

Përsa i përket integrimit evropian të vendit, u evidentua mbi mbështetjen e gjerë që gjen në Shqipëri ky objektiv, si një gur themeli në politikën tonë të jashtme.

Ndërsa, lidhur me rolin e SHBA-ve në rajon dhe angazhimin e administratës Trump, Ambasadori vuri në dukje mbështetjen dhe simpatinë që gëzon politika amerikane në Shqipëri dhe në disa vende të rajonit. Në vijim, u evidentua roli përcaktues që kjo politikë ka patur në 20 vitet e fundit në drejtim të stabilitetit të rajonit, si dhe interesi i administratës Trump në drejtim të integrimit euroatlantik të këtyre vendeve, apo kontributin e kësaj administrate në drejtim të zgjidhjes së krizave politike në disa prej tyre.

SEANCA DEGJIMORE

Ambasadori

Është nder të jem sot në Komisionin e Jashtëm. Kjo seancë është një shembull konkret i vëmendjes që Britania po I kushton rajonit dhe sidomos vendit tim. Dhe me këtë rast do doja të shfrytëzoja këtë mundësi që të shpreh në emër të presidentit shqiptar, parlamentit, qeverisë shqiptare mirënjohjen tonë për mbështetjen që Britania I ka dhënë vendit tonë gjatë 27 viteve të fundit në rrugën tonë, ambiciet tona në integrimin euro atlantik dhe gjithatu duke dhënë një kontribut të vecantë në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit perëndimor. Do doja që të theksoja që në ka patur një klimë shumë positive në rajonin e Ballkanit gjatë 5 viteve të fundit falë faktit që në në cdo vend në rajon janë zgjedhur qeveri demokratike, ka një bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e ekonomisë, lufëtn kundër krimit të organizuar, dhe me sa duke ambicia që një ditë ti bashkohemi BE ka këtë forcë magnetike që ti ndërgjegjësojë të gjitha vendet që është shumë më mirë të punojmë për të ndërtuar të ardhmen së bashku, dhe shpresojmë që një ditë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor do ti bashkohen BE-së, dhe gjithashtu shpresojmë që Shqipëria si një anëtare e NATO-s po mbështet fuqimisht anëtarësinë e të gjitha vendeve në NATO sepse siguria është e rëndësishme për rajonin. Shembulli I Shqipërisë tregon se 20 vite më parë vendi ishte le të themi konsumues I stabilitetit, ndërsa tani si anëtare e NATO-s ne po kontribuojmë në stabilitetin e rajonit tonë, forcat tona janë në Kosovë, Bosnjë por edhe në Irak dhe Afganistan dhe përmes forcave detare po japim kontributin tonë në detin Egje për të kontrolluar fluksin e refugjatëve.

Pyetja

Si I shihni sfidat kryesore ekonomike me të cilat po përballet Shqipëria ndërsa vendi evcën përpara në aspiratat tuaja në lidhje me vendet e tjera europiane dhe si mund t’ju ndihmoje Britania në fushat e avancimit ekonomik?

Duke ju referuar bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona.Për fat të keq Britania nuk është një nga partnerët kryesorë në cështjet ekonomike. Niveli I shkëmbimit mes dy vendeve vitin e kaluar ishte rreth 40 milion. Brexit është një mundësi tjetër për biznesin britanik për të zbuluar fusha të reja ekonomike si Shqipëria sepse Shqipëria ofron mundësi të mëdha për kompanitë britanike. Pas Kosovës, Shqipëria ka popullsinë më të re në rajon, 61% e popullsisë është nën 35 vjec, vendi është I pasur me burime natyrore, si gas, krom, bakër etj, ka mundësi të mira për prodhimin e energjisë sustainable, mundësi fantastike për investime në rrugë, infrastrukturë, aeroporte, turizëm. Për fat të keq për momentin edhe tek ambasada britanike në Tiranë nuk ka përfaqësues për departamentin e investimeve dhe tregtisë. Ka shumë hapësira për përmirësime dhe një nga objektivat e mia si ambassador I shqipërisë është që të rrisim dhe të tërheqim bizneset në vendin tim dhe në të gjithë rajonin. Shqipëria është një treg I vogël por duke patur parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera që kemi në rajon si dhe infrastrukturën në përgjithësi, si dhe faktin që në Shqipëri kemi një legjislacion shumë fleksibël dhe modern I cili ofron mundësi të mira per bizneset.

Pyetja

Shpesh këtu flasim per korrupsionin dhe krimet sikur është dicka që ndodh atje. Dhe fakti që shumica e të rinjve inteligjentë largohen nga vendi. Si po e menaxhoni problemin e largimit të të rinjve?

Korrupsioni është problem jo vetëm për Shqipërinë por për të gjitha vendet e rajonit. Ajo që ne po bëjmë është se po ndërtojmë një system për të luftuar korrupsionin sic bëmë me rastin e pajisjes së policisë me kamera, cështjen e tenderave apo shërbimet konsullore. Katër vite më parë sistemi gjyqësor në shqipëri konsiderohej si fusha më e korruptuar. Në fund të korrikut të vitit të kaluar të gjitha partitë politke me ndihmën e delegacionit të BE-së, ambasadës amerikane si dhe asaj britanike, parlamenti miratoi disa ndryshime në Kushtetutë të cilat lejojnë organe të vecanta për të bërë vetingun e gjyqtarëve si dhe të afërme të tyre. Sistemi tani ka filluar të zbatohet dhe ne po presim për rezultatet e para dhe pastaj do kalojmë në vetingun e politikanvëe, që është shumë I rëndësishëm për të ardhmen e vendit tone.

Shqipëria inkurajon dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova është një shtet I pavarur që prej 2008, I njohur nga më shumë se 110 vende dhe shpresojmë që edhe Serbia ta njohë shumë shpejt.

Procesi I Berlinit, iniciativa e kancelares Angela Merkel para 4 vitesh ishte jashtëzakonisht I rëndësishëm për të gjitha vendet e rajonit, një dritë jeshile për ne për të punuar së bashku, sidomos në infranstrukturë dhe në fushën e energjisë. Gjithashtu takimi ne korrik me pjesëmarrjen e Komisionerit Hahn, të gjitha palët ranë dakord për të krijuar një system të përbashkët doganash, një zonë të përbashkët ekonomike, si dhe takimi informal I kryeministrave të ballkanit një muaj më vonë, ku u diskutua me detaje zona e përbashkët ekonomike, Sic e thashë dhe më parë, kjo klimë jashtëzakonisht positive në rajon ofron shumë mundësi për Britaninë pas Brexit që të jetë një partner I rëndësishëm në biznes me të gjitha vendet e rajonit.

Ne në Shqipëri besojmë në atë që kryeministrja May ka thënë disa herë që Britania po largohet nga BE-ja, jo nga Europa, që do të thotë që në të ardhmen Britania do jetë një partner shumë I fortë në cështje shumë të rëndësishme globale por sidomos për sa I përket rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ne jemi shumë mirënjohës për atë që Britania e Madhe ka bërë për vendin tonë, për rajonin, për paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe prezenca e saj në Ballkan është shumë e rëndësishme. Gjithashtu ka mënyra të tjera për të bashkëpunuar, psh, ne ke mi bashkëpunuar në lufëtn kundër krimit të organizuar, ka persona në ambasadën britanike si dhe dy persona në ambasadën shqiptare në Britani që bashkëpunojnë në mënyrë të suksseshme me autoritetet britanike   por mendoj se ka ardhur koha për diplomaci ekonomike, për mundësi të reja, një popullsi e re, pothuajse të gjithë flasin anglisht pak a shumë, legjislacion I mirë, mundësi të mira për të ardhmen.

E kuptojmë situatën në BE pas Brexit, diskutime të ndryshme në lidhje me të ardhmen e kësaj organizate, por sic e thashë procesi I Berlinit ishte shumë pozitiv dhe një mesazh inkurajues nga kancelarja Merkel për vendet e Ballkanit Perëndimor që do të thotë, bëni detyrat tuaja dhe dera do jetë e hapur në kohën e duhur për të gjitha vendet e rajonit që të bëhen anëtare të BE-së.

Pyetja

Shumë të rinj janë larguar nga vendet e Ballkanit. A mendoni se më shumë njerëz do largohen kur të bëheni pjesë e BE-së dhe cili do jetë impakti në ekonominë e vendeve të rajonit?

Lëvizja e popullsisë Brenda Bashkimit Europian është dicka normale, psh ka shumë polakë që punojnë në Britani, gjermanë, italianë, të gjithë duan të shkëmbjenë eksperienca, është pjesë e botës së re që po krijon shkëmbime njohurish, pjesë e të drejtave të njeriut, kështu që nuk e shohim si dicka negative lëvizjen e njerëzve në vendet e BE. Por ka një problem, ka persona nga vendet e rajonit që tentojnë të hyjnë ne Britani në mënyrë të paligjshme, për sa I përket emigracionit të paligjshëm, është dicka për të cilën po marrim të gjitha masat e nevojshme për të shmangur këtë fluks emigracioni të paligjshëm.

Mendoj se prezenca dhe angazhimi I administratës amerikane në Ballkanin Perëndimor sidomos gjatë 25 viteve të fundit ka patur një rëndësi jetike. Roli I SHBA dhe Britanisë për paqen dhe stabilitetin në rajon ka qënë shumë I rëndësishëm. Në Shqipëri më shumë se 92% e popullsisë mbështet politikën amerikane në botë. Ne jemi nga vendet e para që I jemi bashkuar iniciativës kundër terrorizmit. Roli I SHBA-së është I vlerësuar/mirëpritur në rajon dhe asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me administratën e re. ZV/Presidenti amerikan gjatë vizitës së tij në Podgoricë konfirmoi mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-së në rajon, mbështetjen për integrimin e rajonit në BE dhe NATO.

Në lidhje me investimet, ne nuk kemi paragjykime se nga vijnë, por në lidhje me palët e treat le të themi se ata kanë axhendën e tyre, dhe nga ana tjetër Ballkani ka axhendën e tij, nëse këto axhenda nuk përplasen dhe palët e treat nuk paraqesin pengesa për ambiciet tona, atehëre mendoj se nuk ka problem. do doja të përmendja që në Shqipëri nuk ka asnjë investim nga Rusia në 27 vitet e fundit, ka disa investime të vogla nga vendet arabe, nga Kina, Gjermania, një kompani nafte nga Kanadaja, dhe ne jemi të hapur dhe mirëpresim më tepër investime.

Për sa I përket fushës së turizmit e cila aktualisht po rritet dhe luan një rol të rëndësishëm në ekonominë tonë ne gjithashtu do dëshironim një qasje më realiste nga FCO e cila këshillon britanikët që udhëtojnë në Shqipëri  se “Siguria publike në përgjithësi është e mirë, sidomos në Tiranë dhe shqiptarët janë shumë mikpritës. Ka krime dhe dhunë në disa zona, ka patur raportime për bagazhe të vjedhura nga dhomat e hotelit dhe në transportet publike sidomos në resorted në Vlorë dhe Sarandë” . Ky lloj mesazhi, ndjehem shumë keq kur e lexoj, është totalisht jo realist, vetëm në 7 muajt e parë të këtij viti, 71 mijë turistë të guximshëm britanik vizituan vendin tim. Ndoshta burokratët nuk e dinë kodin shqiptar të besës, për ne një I ftuar ka rëndësi të vecantë, ai ka mbështetjen dhe besimin tonë dhe është nën mbrojtjen tonë, për ne është turp që tu ndodhë dicka të huajve. 6 milionë turistë kanë vizituar Shqipërinë nga Janari deri në korrik dhe ka patur vetëm një rast kur një turisti hollandez I kanë vjedhur portofolin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.