Tech

VIDEO/ Kaubojsi feston 42-vjetorin, por ka një dedikim për mamin, bashkëshorten dhe fëmijët…

14:50 - 19.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka festuar dje 42-vjetorin e lindjes, ku ka marrë edhe shumë urime nga miqtë, të afërmit e padyshim edhe nga ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”.

Duke publikuar një video nga fikja e qirinjve, ku binte në sy një tortë e madhe në formë zemre, kaubojsi ka shkruar një mesazh falënderimi, duke e nisur me mamanë e tij, që kishte udhëtuar enkas nga Shqipëria në Itali për ditëlindjen e të birit dhe përfunduar me miqtë e rrjetit social.

Ai ka dhe një dedikim për bashkëshorten e tij, teksa shprehet se ndonëse kanë 21 vite që njihen duhen si ditën e parë…

“Dua t’u përshëndes të gjithëve përzemërsisht për gjithë këto 42 vite që kam kaluar me ju familjar, kushërinj, miq e dashamirës, që më keni lumturuar ç’do ditë. Uroj nga zemra mamin që erdhi nga Shqipëria sot ne mëngjes për këtë ditë, Valin, nusen që kemi plot 21 vite që njihemi dhe duhemi si ditën e parë, Ilenia që më bëri baba plot 17 vite e 5 dit më pare, një dhuratë e zotit, Eda ‘uragani’ i shtëpisë e uroi përzemërsisht dhe e dua shumë, Kevin një mrekulli e Zotit që ma dhuroj djalin tim e dua shumë. Dhe të gjithë ju miq të FB që më keni mbështetur gjithë këto vite ju përqafoj përzemërsisht kudo që ndodheni. Të gëzojmë së bashku gëzuar të gjithë”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.