AKTUALITET

VIDEO/ Droga në Darzezë, gazetari jep detajet: Një prej trafikantëve italian, ja çfarë kërkoi  

12:21 - 20.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Një operacion i madh anti-drogë është zhvilluar mes Fierit e Vlorës, duke çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe droge, rreth 1 ton. Gazetari Enrik Mehmeti ka qenë i pari që ka arritur në vendin e ngjarjes duke sjellë për “Balkanweb” detaje të operacionit. Ai raportoi se droga është gjetur në një velierë në Darzezë dhe në të kanë qenë dy persona, një italian dhe një shqiptar.

Kjo është hera e parë që kapet një velierë me drogë dhe aq më tepër me një sasi gjigande rreth 1.5 ton, pasi një pjesë është hedhur në det dhe janë çarë qeset.

Operacioni është zhvilluar pak pas mesnate dhe dy personat e kapur në velierë një i shqiptar rreth 35 vjeç dhe një i moshuar italian janë dërguar më pas në Komisariat në Vlorë.
Por pas disa orësh i moshuari italian ka paraqitur probleme shëndetësore dhe ka kërkuar ilaçet që ndodheshin në anije, raportoi Mehmeti.

Pasi policët nuk kanë arritur t’i gjejnë ilaçet, italiani është shoqëruar nga efektivët në mjetin ujor të sekuestruar. “Balkanweb” sjell videon nga ky moment. Më pas ai është shoqëruar sërish në polici për veprime të mëtejshme.

Po kështu Mehmeti tha se janë dashur plot 5 orë për të transportuar velierën nga Darzeza në Vlorë. Droga dyshohet se kishte si destinacion jugun e Italisë, ndërsa policia thotë se bëhet fjalë për një linjë të madhe të trafikut të drogës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.