Show-Bizz

Albi Nako flet për divorcin: Klaudia më kërkoi të kishim fëmijë (video)

18:31 - 21.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Albi Nako i ftuar sot në emisionin “Rudina” ka folur për herë të parë në lidhje me divorcin nga balerina Klaudia Pepa. Gjatë një inserti të trasmetuar Albi u përlot duke parë disa nga momentet më të bukura me ish partneren e tij pasi siç e theksoi edhe ai vetë nuk ishte i pregatitur për të folur mbi këtë temë.

I pyetur nga Rudina për mënyrë se si Albi e ka përballuar divorcin në momentin e parë ai u shpreh se ka qënë një periudhë e gjatë që çifti ka menduar për ndarjen, nuk ishte vendim i nxituar. Madje Albi theksoi se Klaudia i ka kërkuar atij të shtonin familjen e tyre duke sjell në jetë një fëmijë por ai duke menduar për karierën e saj nuk ka pranuar.

“Për mua nuk ka rëndësi çfarë humbasim, për mua është e rëndësishme personi në jetën tonë t’i lëmë mirënjohjen dhe kujtimin e mirë gjithmonë për mua është thelbësore. Është gjë e mirë që ne ruajmë kontaktet, shkëmbejmë mesazhe dhe komente të mira. Pse kur dy njerëz nuk janë më gjithmonë ndodh në Shqipëri që të kthehet gjithçka në formë urrejtje, sepse unë kam lexuar portalet dhe komentet dhe ndarja bëhet në dy kampe, ku një pjesë akuzon Klaudian dhe një pjesë më akuzon mua. Pse duhet të ndodhi kështu? Gjithë ato vite bashkëjetesë si çift, bashkëjetesë artistike i kemi dhënë shpirtin njëri tjetrit në të gjitha dimensionet e saj për një arsye të caktuar që janë personale ne nuk jemi më bashkë, sepse nuk jemi, por kurrë nuk i dihet seç ndodh. Klaudia ka qënë është dhe do të mbetet në zemrën time. Shumë njerëz akuzuan Klaudian karrieriste, mendove për karrierën por unë as që kisha ndërmend t’i përgjigjesha njerëzve.

Pas “Amici”  Klaudia ka kërkuar të bëjë fëmijë me mua por kam qënë unë ai që duke menduar për karrierën e Klaudias, për gjithë atë rrugëtim të saj, për të mos e penalizuar dhe për efektin e saj si artiste, si moshë dhe si gjithçka të mos pranoja. E vërteta më e madhe është e vërtetë ajo që dimë vetëm unë dhe ajo. Jemi munduar ta kalojmë me sportivitet dhe kjo ka ndodhur në mënyrë graduale nuk është se ka ardhur përnjëherë. Ne kishim kohë që e diskutonim por e rëndësishme është mirënjohja dhe kujtimi i mirë, ne kemi kontakt për gjithçka dhe asnjë arsye nuk ka për të na ndarë bashkë. “ – përfundoi Albi

Por surpriza ishte që Klaudia ka qënë shumë e gatshme dhe me shumë dëshirë ka bërë një përshëndetje për Albin nëpërmjet një video-mesazhi.

“ Unë e di se kush është i ftuar në studio dhe dua të bëjë një përshëndetje speciale për një person të dashur, për maestron, për shokun dhe vëllain tim të madh. Respekt dhe mirënjohje gjithmonë për ty Albi dhe për familjen tënde të mrekullueshme.” – u shpreh Klaudia.

Çifti i ka dhënë fund martesës së tyre por mesa duket marrëdhenia e tyre vazhdon të jetë shumë e mirë, gjë që ndodh rrallë në vendin tonë./ kudo.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.