OPINION

Astrit Patozi: Ju tregoj ‘ëndrrën’ e Lulit

13:26 - 21.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga Astrit PATOZI

Mos kujtoni se Luli e di çfarë po kërkon, kur thotë se ka nisur betejën për reformën zgjedhore.
Ata që gënjehen nga ky aksion i “vrullshëm” politik i fillimshtatorit, ose janë naivë, ose nuk e kanë njohur kurrë “fitimtarin” e 22 korrikut.
Tani për tani, ai ka vetëm një hall, të largojë vëmendjen nga situata dramatike, që po kalon Partia Demokratike për shkak të tij. E thënë me dy fjalë, po bën sikur po punon.
Ndaj mos prisni të nxirrni ndonjë qëndrim apo të mësoni ndonjë projekt të tij për reformën zgjedhore, sepse ai nuk ekziston.
I vetmi lajm dje ishte që konsultimi i kryetarit të PD me aleatët e zyrtarizon faktin që grupi parlamentar i opozitës kryesore tashmë numuron 4 anëtarë më pak.
Sepse Mediu, Shehi, Ndoka dhe Dule tashmë janë edhe formalisht partnerët e Lulzim Bashës dhe, jo më deputetë të listës së tij.
Por, natyrisht, koha do të rrjedhë dhe dikur ai duhet të shprehet, nëse ka një ide se si e shikon të ardhmen e sistemit politik në Shqipëri. Por ëndrra e tij nuk është e vështirë për t’u lexuar.
Nëse një ditë do të pyetet apo do të ketë ndonjë gjë në dorë për të vendosur për Kodin e ri Zgjedhor, Lulzim Basha do të ishte i gatshëm të votonte gjithçka që do ta theksonte edhe më shumë bipolaritetin në politikën shqiptare. Pra, një reformë që mundësisht t’i shuante fare edhe ato pak parti të vogla, që kanë mundur të mbijetojnë.
Sepse Luli nuk dëshiron gjë tjetër në këtè botë, veçse që zgjedhjet në Shqipëri të jenë një garë me vetëm dy konkurrentë dhe që ai të dalë gjithmonë i dyti.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. O Astrit, Mjaft me me enderra, se po silleni si kali ne leme. Dy drejtime jane ne jete:
    O ashtu, O keshtu!.
    Ne rastin konkret, ose me lulin dhe shkaterroni partine demokratike si institucion (sepse parti demokratike ka emrin qe ka vjedhur dhe nuk i takon) ose keshtu, filloni e ndertoni partine demokratike, me parime vertet demokratike (kujdes me keto parimet demokratike, sepse nuk jane te vlefshme kur behen shabllon, por pershtatjani vendit tone, traditave te para 70 e ca viteve), sepse edhe une jame demokrat por asnjehere dhe kurre anetar i kesaj parite qe ka vjedhur nje emer qe nuk i takon. çdo politikan, studiues, apo shkrimtar, shkencetar etj te ketyre profileve, po filluan te shajne te shpifin te mashtrojne dhe pastaj te thone: Ishte sharje, genjeshter etj politike, dije se ai nuk behet kurre politikan, kurre nuk eshte i pergjegjshem ndaj atdheut dhe popullit, por eshtte nje person vjedhes, hajdut, i pa afte, militant dhe korruptiv. Po doni mblidhuni dhe krijoni PARTINE DEMOKRATIKE TE VERTETE SHQIPTARE. qe te behet kjo hiqni dore nga servilizmi dhe gjoja respekti per saliun, salinjte dhe kush jane mbas tyre, sepse ata nuk kane dhe nuk mund te kene parime nga te demokracise. Prandaj i lini keto marifete, sepse partia juaj qe ne fillim vetem vodhi rrembeu dhe largoji te gjithe demokratet qe duhej ta drejtonin ate parti, ashtu siç ben dhe sot salilulushi dhe salianet e rinj qe vijne me bindje dhe ndjenja anti shqiperi dhe anti shqiptare. Kaq. Hidhuni ne front per te shpetuar demokracine, beni aleanca me partine ne pushtet per gjera te medha ne favor te kombit, ardheut dhe popullit, ndersa politikisht çfaqni idera qe i takojne demokracise dhe ballafaqimeve per te bere me te miren dhe jo sharje per gjithçka dhe kuturu. Edhe nje porosi: Jo gjithçka e Sokratit demokrat eshte e pershtatshme per sot, po ju drejtohuni Theofan Stilian Nolit, tek ai keni burimin e demokracise shqiptare. Astrit dhe jo vetem ti, Mblidhni mendjen nese doni te jeni atdhetar, dhe demokrate shqiptare.
    Demokrati i vertete. 22.09.2017

    Përgjigju ↓