BOTA

Detaje të reja/ Fshehën mbi 2 mln euro, ja çfarë fshihej në bllokun e trafikanëve shqiptarë

16:10 - 21.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin e bujshëm dje në Milano të dy familjeve shqiptare të cilat kishin fshehur të dhënat kontabël për të paktën 2.374.000 euro. Pas arrestimit policia italiane gjeti në vendngjarje një bllok shënimesh ku ishin mbajtur shënime për shitjen e drogës.

“Kanë hy e kanë dalë”, kanë shkruar ata në bllok në gjuhën shqipe, sipas “Corriere Della Sera”. Policia italiane arrestoi 10 persona të mërkurën, 9 shqiptarë dhe një italian për trafik droge në krahinat e Varezes dhe Torinos. Bëhet fjalë për një grup të mirëorganizuar, i cili ishte i përbërë nga dy familje shqiptare të moshës nga 22 vjeç deri në 54 vjeç. Ata mbanin llogaritë e dërgesave dhe fitimeve shënim çdo ditë. Karabinierët italianë arrestuan Dorian Dajën 37 vjeç. Ai kishte mbajtur shënim lëvizjet e drogës që kishte bërë për 8 muaj me fitime që arrinin deri në 2.374.000 euro.

Në territorin që u arrestuan shqiptarët bëhet e ditur se zona kontrollohet prej tyre dhe që arrinin të furnizoheshin me kokainë prej Hollandës dhe me heroinë e marijuanë prej Ballkanit. Një person i ndaluar prej policisë, pasi bleu drogë në barin ku operonte grupi kriminal, tha se kjo ishte e përditshme aty. Ai kishte siguruar aty gjysmë gramë kokainë për 45 euro, sipas policisë.

Karabinierët italianë e kishin hetuar prej kohësh aktivitetin e tyre kriminal dhe shprehen se grupe të tjera kriminale shqiptare vazhdojnë të operojnë në tregun e drogës në Milano.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.