SPORT

Shpërthen dhuna në Kroaci, rrihet me shkopinj bejsbolli trajneri i Dinamos së Zagrebit

13:59 - 21.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mario Cvitanoviç, trajneri i Dinamos së Zagrebit, ka përfunduar në spital gjatë natës së mbrëmshme, pasi është dhunuar para derës së shtëpisë së tij nga persona të maskuar.

Cvitanoviç, i cili ka qëndruar mbrëmë disa orë në spital nën kontrollin e mjekësve, është goditur me shkopinj bejsbolli në momentin kur po hynte në banesën e tije në Zagreb, pak orë pasi kishte drejtuar Dinamon në ndeshjen e Kupës së Kroacisë kundër NK Borac, të fituar me shifrat 6-0.

Klubi i Dinamos së Zagrebit i ka bërë thirrje policisë që të hetojë dhe zbardhë sa më shpejt ngjarjen të cilën e shohin të lidhur me sulmet e vazhdueshme ndaj ish-presidentit të klubit, Zdravko Mamiç. Ky i fundit ishte objekt i një atentati pak ditë para ndeshjes së kthimit ndaj Skënderbeut në Ligën e Europës, ndaj nuk udhëtoi drejt Shqipërisë shkruan PanoramaSport.

Ndërsa Cvitanoviç pritet që të kthehet që në fundjavë në pankinë, pasi fatmirësisht, dëmtimi më i madh që ka pësuar nga sulmi i mbrëmshëm ishte një frakturë në krah.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.