POLITIKË

Basha shpërthen ndaj kryeministrit: Shkoza përfaqëson mashtrimin e pafytyrë të Ramës

20:36 - 22.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Lulzim Basha, kreu i PD­-së, ka reaguar lidhur me intervistën e dhënë nga ana e kryeministrit Edi Rama, për “Zërin e Amerikës”, ku u shpreh se nuk ia vlen të komentohet nga Nju Jorku situata e banorëve të Shkozës. “Shkoza s’përfaqëson asgjë dhe s’meriton besoj koment deri në Uashington dhe Nju Jork”, citohej ne fjalen e Rames, ku sipas Bashës. “Shkoza përfaqeson mashtrimin e pafytyre te Rames qe ju premtoi legalizim ne fushate, dhe pas zgjedhjeve u ve rruspen”.

Reagimi i plotë:

Drama e 400 familjeve qe po hidhen ne rruge, nuk perfaqeson asgje, thote Rama i bezdisur kur pyetet ne New York per hallet e vendit. Shkoza perfaqeson mashtrimin e pafytyre te Rames qe ju premtoi legalizim ne fushate, dhe pas zgjedhjeve u ve rruspen. Shkoza perfaqeson krim prej pushtuesi mbi mijera femije, prinder e te moshuar nen terror dhe dhune fizike dhe psikologjike. Shkoza perfaqeson banden politiko­kriminale qe ka marre peng Shqiperine dhe te ardhmen tone. Shkoza perfaqeson pësimin qe duhet bere mesim se kush dhunon apo blen voten sot, te dhunon shtepine, femijet dhe jetën nesër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.