SPORT

De Biazi konfirmon: Sapo i thashë “po” Deportivo Alavesh!

12:07 - 22.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Xhani De Biazi kundër Zinedin Zidan. Kjo do të jetë sfida që tifozët shqiptarë mund të shohin që nesër në La Liga, pasi ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare i ka thënë “po” Deportivo Alavesh dhe do të marrë drejtimin e klubit spanjoll.

Ka qenë vetë trajneri që ka konfirmuar gjithçka për “Panorama Sport” gjatë ditës së sotme. “Po, është e vërtetë. Sapo u thashë ‘po’ drejtuesve të Deportivo Alavesh dhe do të marr drejtimin e skuadrës”, ishin fjalët e De Biazit për gazetën, duke zyrtarizuar kthimin e tij në pankinë e për më tepër në Spanjë, ku ka drejtuar më parë Levanten.

Tekniku i përfaqësueses ishte prej qershorit në kërkim të një skuadre të re dhe tani do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij në një prej kampionateve më prestigjiozë në botë. Sigurisht, ai nuk ka një detyrë të lehtë te Deportivo Alavesh, i cili ka regjistruar 5 humbej në po aq ndeshje në kampionat, pa shënuar asnjë gol. Prova e radhës do të jetë ajo e të shtunës në drekë, ndaj Real Madrid, por nuk dihet ende nëse De Biazi do të jetë në pankinë apo do të ndjekë nga tribuna këtë takim./panoramasport/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.