Media

Deputeti i PD flet për sherrin mes Gjanës dhe Mezinit: Incidenti ishte i parapërgatitur

18:01 - 22.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gent Strazimiri, deputeti i PD, ka komentuar incidentin në mbledhjen e Kryesisë së PD, ku kryetari i Komisionit për Zgjedhjet në PD, Jemin Gjana (i caktuar në këtë detyrë nga Lulzim Basha) ka tentuar të godasë sekretaren për Organizatat Partnere në PD, Valbona Mezini, pasi kjo e fundit e ka ndërprerë.

Strazimiri, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, tha se në mbledhje pati debat dhe kjo është gjë e mirë sipas tij. Strazimiri u shpreh se incidenti, duke iu referuar audioregjistrimeve, ishte i parapërgatitur. Strazimiri tha se prioritet i çdo demokrati është shpëtimi i vendit nga Edi Rama.

“Për fat të mirë pati debat dhe ishte një nga mbledhjet më të mira të kryesisë. Mund tju them se gjithçka u zhvillua me sinqeritet. Ishte një mbledhje që zgjati rreth 5 orë dhe gjithkush dha mendimin e tij. Besoj se jemi në rrugën e duhur dhe do kemi edhe rezultatet e para, qoftë edhe emocionale. Prioriteti i çdo demokrati është shpëtimi i vendit nga Edi Rama.

Nuk është aspak thelbësore incidenti dhe po të më pyesnit para pak orësh do ju thoja që emocionet janë një gjë e mirë. Por tashmë ju them që ka dalë një audioregjistrim, çka tregon që ka qenë i përgatitur. Ishte një moment emocioni deri në kufijtë e tensionit, por nuk njolloset mbledhja”- tha Strazimiri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.