Tech

Në 3 tetor nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane, ja ku nuk duhet të gaboni

11:16 - 22.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ina ALLKANJARI

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar afatet e aplikimit për lotarinë për të gjithë ata që janë të interesuar, duke bashkangjitur edhe këshilla për çdo paqartësi që kandidatët mund të hasin. Nëpërmjet faqes zyrtare të “Facebook”-ut, Departamenti i Shtetit amerikan ka njoftuar se hapja e aplikimeve do të nisë më datën 3 tetor dhe do të zgjasë deri në 7 nëntor të këtij viti. Ambasada bën me dije se është e rëndësishme që në momentin kur starton programi i lotarisë,  kandidatët të fillojnë regjistrimet, pasi periudha e fundit e aplikimeve mund t’i shkaktojë mbingarkesë sistemit. “Përshëndetje, e keni dëgjuar lajmin? Programi i Lotarisë Amerikane 2019 hapet në datën 3 tetor 2017. Këshilla ime kryesore: aplikoni herët, por ama vetëm një herë! Tani, kush ka pyetje?”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane. Ky postim ka sjellë interaktivitet nga të interesuarit, duke kërkuar informacione për çdo paqartësi që kanë hasur. Pavarësisht kritereve dhe shpjegimit mbi aplikimin të publikuara në faqen zyrtare të ambasadës, shumë prej kandidatëve përballen me paqartësi në lidhje me plotësimin e formularit.
Arsimi dhe
eksperiencat
Një ndër pyetjet e drejtuara nga qytetarët i përket fushës së arsimit. “A duhet patjetër arsimi i lartë, po me gjimnaz profesional mund të aplikohet?”, ka shkruar në faqen zyrtare të ambasadës në “Facebook” një qytetar. Përgjigja nga Departamenti i Shtetit amerikan i ka orientuar të interesuarit për lotarinë drejt kritereve të nevojshme që lidhen me arsimin. Një ndër pikat kryesore që lidhet me personat që mund të aplikojnë dhe që formulari i tyre të quhet i vlefshëm është pikërisht kriteri i arsimit, pasi aplikantët duhet të kenë përfunduar një arsimim të rregullt të shkollës së mesme, që është të paktën ekuivalent me një shkollë të mesme të SHBA. Diplomat e arsimit të mesëm profesional me kohë të plotë mund të kualifikohen për aq kohë sa ato në thelb përputhen me kërkesat thelbësore të një programi të njëkohshëm të diplomave të studimeve të përgjithshme të Shteteve të Bashkuara, por vendimi përfundimtar do të bëhet nga zyrtari konsullor në ditën e intervistës. Një paqartësi tjetër e shprehur nga qytetarët lidhet me eksperiencat e punësimit. “A do të ketë kritere në lidhje me eksperiencat e punës në Shqipëri?”, shprehet njëri prej kandidatëve të interesuar për programin e Lotarisë Amerikane. Duke u bazuar në njoftimin e nxjerrë nga Ambasada Amerikane për kriteret e nevojshme për kualifikim, mësohet se aplikantët të cilët nuk plotësojnë kërkesën e arsimit duhet të posedojnë minimumi kriterin e eksperiencës së punës për  programin e lotarisë, duke pasur dy vjet p?rvojë pune brenda pes? viteve të kaluara në një punësim, që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar. Për të përcaktuar nëse p?rvoja e punës kualifikohet për lotarinë, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës. Gjithashtu, provat e dokumentuara të edukimit ose përvojës së punës duhet t’i prezantohen zyrtarit konsullor në kohën e intervistës.
Regjistrimi
për lotarinë
Kandidatët e interesuar shfaqin paqartësi edhe në pjesën e regjistrimit të formularit, duke shtruar pyetje a i duhet t? aplikojnë vet?m nj? her? gjat? periudh?s s? regjistrimit. Në lidhje me këtë paqartësi, Ambasada Amerikane ka theksuar dhe në postimin e publikuar në faqen e “Facebook”-ut se është shumë e rëndësishme që kandidati të aplikojë vetëm një herë. Më tej në kriteret e përmendura ambasada ka theksuar se ligji lejon vetëm një regjistrim për çdo person gjatë periudhës së regjistrimit dhe se Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për t’u vënë në dijeni të regjistrimeve të shumëfishta. Individët që kanë aplikuar më shumë se një herë gjatë një periudhe regjistrimi do të skualifikohen. Gjithashtu, disa prej qytetarëve të interesuar kanë paraqitur pyetjen: “Si mund të aplikoj, mund të më ndihmoni ju lutem?” Departamenti i Shtetit njofton se personat që nuk e kanë të qartë se ku duhet të plotësojnë formularin e aplikimit, ambasada i orienton drejt faqes zyrtare www.al.usembassy.gov, e cila do të publikojë linkun që kandidatët të plotësojnë formularin ‘online’ për Programin e Lotarisë në momentin që do të nisin regjistrimet, aplikimi do të jetë falas. Përsa i përket mënyrës së aplikimit individual apo familjar, personat e interesuar preferojnë të bëjnë aplikime veçmas nga bashkëshortët, por nuk janë të bindur në qoftë se është e lejueshme. “A mundet secili nga bashkëshortët të dorëzojë aplikim veçmas?”, shtron pyetjen njëri prej kandidatëve. Ambasada Amerikane në kriteret e aplikimit ka theksuar se secili nga bashkëshortët mund të dorëzojë një aplikim veçmas, nëse secili përmbush kërkesat ligjore. Në qoftë se njëri prej tyre përzgjidhet, tjetri ka të drejtë të aplikojë për statusin e personit ndjekës, por nuk duhet harruar se secili prej kandidatëve duhet të përfshijë bashkëshorti/en dhe çdo fëmijë të kualifikueshëm për lotarinë në aplikim. “Unë mbush 18 vjeç në datën 25 nëntor. Do të thotë që unë nuk aplikoj dot?”, shkruan në faqen zyrtare një qytetar. Në lidhje me moshën, Ambasada Amerikane shkruan se nuk ka moshë minimale për të aplikuar për programin, por kërkesa për shkollim nga një shkollë e mesme ose përvojë pune për secilin aplikant primar në kohën e aplikimit do të ndikojë në skualifikimin e shumë personave që janë nën 18 vjeç. Përsa i përket konfirmimit elektronik në momentin e përfundimit të aplikimit, Ambasada Amerikane thekson se njoftimi konfirmues duhet të merret menjëherë, së bashku me numrin e konfirmimit, i cili duhet ruajtur dhe mbajtur. Megjithatë, duke u nisur nga natyra e paparashikueshme e internetit, aplikantët mund të njoftohen me vonesë. Gjithashtu, kandidati duhet të shtyp butonin “Submit” sa herë të jetë e nevojshme deri në pranimin e plotë të formularit dhe deri në njoftimin për marrjen e konfirmimit. Megjithatë, sapo aplikanti të marrë njoftimin konfirmues, nuk duhet të ridërgojë informacionin e tij. Persona të ndryshëm të interesuar ngrenë shqetësimin se si do të informohen nëse janë përzgjedhur. Në faqen e vet zyrtare, Ambasada Amerikane bën me dije se kandidatët duhet të përdorin numrin e tyre të konfirmimit për të hyrë tek Kontrolli i Statusit të t? Regjistruarve, që do të bëhet aktiv në faqen e internetit në momentin që do të fillojnë aplikimet. Kontrolli i Statusit të t? Regjistruarve është mënyra e vetme që do t’i njoftojë aplikantët për përzgjedhjen dhe do t’i ofrojë udhëzime të mëtejshme sesi të vazhdojnë aplikimin. Gjithashtu, do i njoftojë për datën dhe orën e takimit të intervistës për vizë.
Tarifat
“Sa kushton regjistrimi në programin e lotarisë?”, ngre pyetjen një prej kandidatëve të interesuar. Për pagesat që lidhen me lotarinë amerikane, ambasada sqaron se  nuk ka asnjë tarifë për t’u regjistruar elektronikisht për lotarinë. Sidoqoftë, nëse kandidati përzgjidhet, duhet të paguajë të gjitha tarifat për vizë të kërkuara në kohën e aplikimit për vizë si dhe intervistë drejtpërdrejt tek arkëtari konsullor në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara apo Konsullatë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.