AKTUALITET

Nëna braktis fëmijët e mitur në Itali për të fituar azil, por ja çfarë u ndodh

20:14 - 22.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Janë braktisur nga nëna e tyre dy adoleshentë shqiptarë në Itali prej disa muajsh. Të miturit janë paraqitur në Komisariatin e Faenza me dokumente identifikimi të rregullta duke thënë se ishin braktisur nga prindërit e tyre.

Hetimet e kryera nga agjentët e bënë të mundur vetëm verifikimin e njërit, atë të 15 vjeçari, i cili i shoqëruar nga nëna e tij, kishte hyrë në Itali nga Bari. Portali italian “Romagna Noi” bën me dije se e ëma e çoi djalin e saj drejt veriut të Italisë dhe më pas u kthye në vendin e saj. Policët e Komisariatit të Lartë shprehen se raste të tilla janë të shumta, sidomos nga Shqipëria, ku të mitur të ndryshëm paraqiten në komisariatet e tyre me pasaporta të rregullta dhe deklarojnë se janë braktisur me dashje nga familjarët e tyre. Në këto kushte fëmija ka të drejtë të pranohet në strukturat e territorit të huaj duke iu ofruar sigurinë dhe qasjen e tyre në shoqëri.

Por me këtë adoleshent ka ndodhur e kundërta, ai së bashku me nënën e tij janë denoncuar tek Autoriteti Gjyqësor për veprën penale të mashtrimit të rënduar për marrjen e favoreve publike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.