SPORT

Sa u kthye nga një pezullim i gjatë, Ronaldo rrezikon një tjetër dënim

10:50 - 22.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Kristiano Ronaldo u rikthye në formacionin e Realit të Madridit ndaj Betisit, pas pezullimit të tij të gjatë (5 ndeshje), por mund ta shohë veten shumë shpejt sërish në telashe me drejtësinë sportive.

Sulmuesi portugez luajti ndeshjen e parë këtë sezon në La Liga, pas dënimit për shtyrjen e arbitrit në Superkupën e Spanjës kundër Barcelonës. Por nuk ishte një rikthim i ëmbël për “Topin e Artë”, pas shokut që shkaktoi Betisi në “Bernabeu” në minutën e 94.

32-vjeçari tentoi 12 herë të godiste portën, por pa e gjetur dot rrugën e golit. Por problemi i vërtetë i luzitanit në këto momente nuk është forma, por diçka tjetër: Gjatë pjesës së dytë, ai humbi kontrollin e topit, teksa ishte duke vrapuar drejt Manusë dhe ndërsa lojtari i Betisit rrëshqiti, takat e Ronaldos shkelën mbi të, shkruan PanoramaSport.

Mediat katalanase janë tërbuar: “A ishte i qëllimshëm ky veprim i portugezit?” pyeste “Sport”, duke kërkuar diçka më tepër nga arbitri, por pse jo edhe nga drejtësia sportive: “Sulmuesi nuk u ndëshkua as më një karton të verdhë, por meritonte më shumë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.