Show-Bizz

“Ikën të gjithë nga Portokalli”, Julian Deda pyet me ironi: A është regjisori ëngjëlli mbi tokë?

23:17 - 23.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Aktori i njohur i humorit Julian Deda përmes një postimi në instagram ka reaguar për situatën e krijuar në spektaklin e humorit “Portokalli” në “TCH”, ku shumë aktorë janë larguar nga ky spektakël.
Deda shkruan se, ikën të gjithë, dhe i përgjigjet pyetjes , pse ikën?
Sipas Dedës një ndër fajtorët kryesorë të këtyre ikjeve është regjisori, i cili sipas tij ka pasur gjithmonë një tendencë për t’i quajtur aktorët mosmirënjohës, të paaftë, të dështuar apo me epitete të tjera.

“Iken te gjithe.
A i mbani mend keto aktore te talentuar, qe shperthyen ne fillimet e nje epoke te re te humorit ne kete vend? Sa shume pune, sa shume mund per te ngritur ne kembe nje spektakel dhe per te marre gjithe dashamiresine e publikut, te cilin e kemi vleresuesin me te sinqerte ne kete jete. Shikojini me vemendje, disa u larguan nga pakenaqesia, disa u hoqen me arrogance. Nuk me vjen aspak mire per kete qe do them, por tashme tabloja eshte e qarte, iken te gjithe. Po ta vini re, nga e gjithe trupa e pare e atij spektakli nuk ka mbetur me asnjeri aty, me perjashtim te mikut tim Marin Orhanasi (qe i uroj suksese ne vazhdim).

Por pyetja eshte: pse? Gjithmone ka patur nje tendence nga ana e regjisorit aktual dhe njerezve rreth tij, per te bere me faj aktoret e larguar, duke i quajtur mosmirenjohes, te paafte, te deshtuar apo me lloj lloj epitetesh. Por pyetja qe shtroj une sot eshte: te gjithe ne qe ikem paskemi faj dhe ky zoteria qenka i kulluar? Te gjithe aktoret paskan qene njerez te keqij dhe regjisori paska qene engjelli mbi toke? Ne ishim te paaftet ketu, apo ky ishte i paafte ta mbante trupen te bashkuar? Besoj se u sqaruam me ne fund. Hajt tung.
P.s. I kerkoj ndjese kolegeve ne foto, qe e kam bere kete shkrim pa lejen e secilit, por nuk rrija dot pa e thene..!”,-shkruan Deda.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.