KULTURË

Pirgu e Myshketa, dy shqiptarë në kurorën e Teatrit “San Carlo”

10:00 - 24.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mira TUCI

 

Protagonistë në Operën monumentale të Verdit, Simon Boccanegra”

“Sytë janë të mahnitur , i rrëmbyer është shpirti. Nuk ka asgjë në Botë , që mund t’i përafrohet , por edhe që të japë sikur edhe një ide të zbehtë të këtij Teatri”  

Këto fjalë shkruante Stendal teksa vizitonte për herë të parë sallën madhështore të teatrit më të vjetër të Europës , plot 280 vjet histori. I lindur si “Teatri Mbretëror San Carlo”, kryeperla e dinastisë antike Bourbone, konsiderohet ende sot si një ndër më të rëndësishmit e sipas mjaft përcaktimeve të estetëve ndërkombëtarë  edhe më i bukuri në Botë.

Nga epoka e kastratëve dhe jeta e gjallë e aristokratëve të Napolit, Teatri San Carlo prej kohësh I ka celur dyert për artistët shqiptarë por kurrë më parë dy shqiptarë nuk kanë performuar në të njëjtën vepër në role kryesore.

Në këtë kontekst do të performojnë duke nisur nga premiera e 7 Tetorit artistët shqiptarë me famë ndërkombëtare, tenori Saimir Pirgu dhe baritoni Gëzim Myshketa të cilët do të alternohen në shfaqjet e Operas “Simon Boccanegra” të Giuseppe Verdit në datat 7 – 14 Tetor 2017 në të gjitha mbrëmjet.

Tenori me famë botërore Pirgu akoma nën jehonën e suksesit të jashtëzakonshëm me Traviatën në “Teatrin Colon” të Buenos Aires, rikthehet në skenën Napoletane me rolin e Gabrielle Adorno pasi ka performuar me sukses në të tjerë tituj përgjatë stinëve të kaluara të San Carlo-s.  Baritoni Myshketa debuton me rolin e Paolo Albianit për herë të parë në këtë Teatër pasi ka mbyllur sezonin e shkuar si solist i parë në Operën e Shtetit në Shtutgart dhe me një stinë të ardhshme lirike të ngjeshur që do ta shohë përvec Napolit pjesëmarrës në Toulouse, Romë, Oman/ Emiratet Arabe, Vjenë, Leipzig, Stuttgart e shumë skena të tjera prestigjioze.

Tenori i famshëm Pirgu rikthehet në skenën Napoletane me rolin e Gabrielle Adorno pasi ka performuar me sukses në të tjerë tituj përgjat stinëve të kaluara ndërsa baritoni Myshketa debuton me rolin e Paolo Albianit për herë të parë në këtë Teatër.

Në kastin e dyfishtë rezultojnë emra nga më të njohurit e panoramës ndërkombëtare operistike të cilët do të drejtohen nga mjeshtri Stefano Ranzani. Regjia skenike është e firmosur nga personaliteti i shquar poliedrik Italian kompozitori , piktori e romancieri Sylvano Bussotti.

Hera e fundit që dy artistët të cilët i lidh një miqësi e hershme ishin së bashku pjesë në realizimin e një vepre lirike datonte viti 2011 në teatrin e kryeqytetit Italian , “Teatro dell’Opera di Roma”.

Sërish artistët shqiptarë dëshmojnë se “produkti” më I mire që kemi për eksport është arti lirik, vokalet dhe virtuoziteti I muzikantëve nga Shqipëria. Sic e përsëriste ngulmueshëm pak ditë më parë edhe një mjeshtër i dirigjimit francez Gerarde Akoka, mik I shqiptarëve dhe që ka zgjedhur Shqipërinë si vendi për të jetuar:

“Do tju kërkoja gjithë politikanëve shqiptarë cilado qoftë ndjeshmëria e tyre politike që të ndihmojnë artistët shqiptarë sepse jam sinqerisht i bindur se mënyra më e mirë për të ndryshuar dëmin që i është bërë imazhit të Shqipërisë jashtë është eksportimi i operas dhe i këtyre artistëve. Duhet ta them se Inva Mula, Saimir Pirgu, Ermonela Jaho,  dhe të tjerë këngëtare të mëdhenj në skenat botërore janë ambasadorë fantastike të së ardhmes”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.