AKTUALITET

Bënin kërdinë me vjedhje në qytet e fshatra, kapen 4 “skifterat” e Lezhës

18:39 - 25.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kanë arritur të godasin një grup vjedhësish blutë e Lezhës, të cilët ishin kryesisht minorenë që bënin kërdinë në qytet dhe fshatra. Bëhet fjalë për dy të arrestuar dhe dy bashkëpunëtorë të tyre ndaj të cilëve ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Më datë 24.09.2017, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe të mirë organizuar policore nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, u bë e mundur dokumentimi ligjor i autorësisë së disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Lezhës, ku autorët u identifikuan dhe u proceduan penalisht.

Konkretisht:
U arrestuan në flagrancë shtetasit:
– D. Gj.16 vjeç, banues në Mirditë.
– A. P. 14 vjeç, banues në Lezhë.

Arrestimi i tyre u krye, pasi me datë 24.09.2017, janë identifikuar si autorë të dyshuar të vjedhjes dhe më pas braktisjes së mjetin “Citroen”, në pronësi të shtetasit E.GJ.

Gjithashtu, në vijim të hetimeve, u proceduan penalisht edhe shtetasit
– A.L. 17 vjeç, banues në Lezhë.
– E.L. 23 vjeç, banues në Kurbin

Këta shtetas në bashkëpunim me të arrestuarit dyshohet të jenë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera si:
– Më datë 26.05.2017, gjatë natës, në Zejmen, kanë vjedhur me thyerje lokalin “Loto sport”, ne pronësi te shtetasit A.K. ku kanë marrë 7 televizorë, me vlerë 200.000 lekë (të reja).

– Më datë 22.08.2017, në Lezhë kanë vjedhur mjetin kamion në pronësi të shtetasit P.L.
– Më datë 08.09.2017,në Lezhë gjatë natës, kanë tentuar të vjedhin mjetin Volksëagen në pronësi të shtetasit G. B.

Vazhdojnë hetimet për sigurimin e provave materiale si dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale do t’i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”, e kryer në bashkëpunim’. Deklaratë e Drejtorisë së Komunikimit në Rektoratin e Universitetit të Tiranës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.