BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Të tjera emocione me “Rally Albania” Sfida pushton dhe VIP-at, ja pjesëmarrësit. Saimir Tahiri me të fejuarën në “Rally”. Jo vetëm nga ajri… Borina, sfiduesja më e vogël

16:00 - 25.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Të tjera emocione me “Rally Albania” Sfida pushton dhe VIP-at, ja pjesëmarrësit. Saimir Tahiri me të fejuarën në “Rally”. Jo vetëm nga ajri… Borina, sfiduesja më e vogël




Të tjera emocione me “Rally Albania” Sfida pushton dhe VIP-at, ja pjesëmarrësit

“Rally Albania” organizohet për herë të dytë brenda vitit 2008 në Shqipëri dhe këtë herë spektakli-sfidë është organizuar në Lezhë, e pikërisht në pistën e vjetër të aeroportit të Gjaderit.  Ka qenë një garë me 5 kategori, e ndarë në dy etapa. Në të kanë marrë pjesë thuajse 120 makina dhe motorë, ku pjesëmarrja si brenda ashtu edhe jashtë vendit ka qenë e madhe. 120 pilotë kosovarë i janë drejtuar “Rally-t” për të qenë pjesë e sfidës së bukur dhe emocionuese.  Vendin e parë në disiplinën “off-road” e ka fituar si gjithmonë piloti Renti Sina, ndërsa vendi i dytë shkoi për pilotin Dorian.

Saimir Tahiri me të fejuarën në “Rally”

Tashmë koha e ka treguar që Saimir Tahiri nuk është i tërhequr vetëm nga politika, por edhe nga aktivitete të tjera që zhvillohen në vend, dhe gjërat bëhen më interesante kur bëhet fjalë për konkurse që në thelb kanë sfidën. Bashkë me të fejuarën e tij, Fatlindën ai ka ndjekur nga afër garën me makina dhe motorë. Madje i është dukur vetja aq larg, sa ka kapërcyer me vështirësi edhe hekurin ndarës, ndërkohë që situata shoqërohej me të qeshurat e së fejuarës.

Jo vetëm nga ajri…

Gjithmonë është mësuar të përjetojë emocionet që të fal aeronautika, pjesë e së cilës është tashmë prej vitesh. Alket Islami ka qenë i pranishëm në “Rally-n” e këtij sezoni të zhvilluar në Lezhë. E kush më mirë se ai i di sekretet e lojërave të tilla. Këtë radhë emocionet ai i ka ndarë me të njohurit e tjerë, ndërsa sipas miqve, në këtë sezon veror Alketi premton surpriza të reja dhe interesante për publikun dhe adhuruesit e këtyre sporteve. Kujtojmë se një ndër prioritetet e Islamit është “Shqipëria e parë nga ajri”.

Artan Lame, familjarisht pranë makinave…

Saimir Tahiri dhe e fejuara e tij kanë qenë të shoqëruar edhe nga Artan Lame, i cili veç gruas nuk la larg këtij spektakli të vërtetë edhe vajzën. Me një veshje komode, shoqëruar herë pas here nga një kapele që të ruante nga dielli, që në fakt atë ditë ishte i fortë, Lame ka ndjekur gjithë garën, sigurisht duke e shoqëruar edhe me batuta të ndryshme të cilat i këmbente me Tahirin.

Borina, sfiduesja më e vogël

Në garë ka qenë pjesëmarrëse edhe vajza tashmë e njohur nga reality show “Kafazi i Artë”, Borina Voko e cila i është bashkuar VIP-ve. Ajo ka qenë në pozicionin e kopilotes. Edhe pse vajza çapkëne ka ecur mirë gjatë dy xhirove të para, në xhiron e tretë ajo pati një defekt në makinë, së cilës fatkeqësisht iu dogj motori. Është pikërisht ky momenti që Borina ka ndërprerë dhe garën për t’i qëndruar në fakt besnike dhe për të kujtuar emocionet e bukura që përjetoi gjatë dy xhirove të para.

Ky shkrim u botua më 5 prill 2008

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.