Show-Bizz

Çfarë dhurate i ka bërë çifti presidencial Xhensilës dhe Besit?

11:38 - 25.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Pas jehonës së jashtëzakonshme që pati dasma e çiftit Xhensila dhe Besi ajo që na ngeli pa marrë vesh nga ceremonia ishin dhuratat që i erdhën çiftit sepse siç e kemi zakon ne shqiptarët duhet të mësojmë gjithçka rreth këtyre të fundit.

“Thumb” në eventin e Opinion, teksa ka intervistuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi ka përfituar nga rasti për ta pyetur lidhur me dhuratën që i kanë bërë Xhensilës dhe Besit duke qenë se ato ishin mjaft aktivë në dasmën e tyre.

“Me thënë të drejtën nuk i kemi bërë dhuratë akoma. Menduam që kur ata të kthehen nga pushimet të hamë një darkë bashkë dhe t’i blejmë diçka për shtëpinë e re duke qenë se sapo kanë hyrë” – ka thënë plot sportivitet Monika për “Thumb”. /Blitz.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.