Kryesore

Foto e Ramës me Soros, Basha: Nuk është shoqëri e hapur, por shoqëri e kapur!

22:30 - 25.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Foto e Edi Ramës me Xhorxh Sorosin në SHBA, i shërbeu Lulzim Bashës për të denoncuar financimin dhe mbështetjen që merr qeveria socialiste nga filantropi. Basha tha se nuk e kishte paragjykuar mbështetjen gjatë kohës që PS ishte në opozitë, por sot ndikimi i Soros po përdoret për të fshehur trafikun e drogës.
“Soros ka një rrjet që financon shoqërinë e hapur. Në kohën që PS ishte në opozitë, nuk ka pasur problem se unë mendoj që është e shëndetshme për opozitën.
Por kur mbështetja i jepet edhe kur vjen në qeveri dhe kryen zullume dhe këtubëhet për të fshirë kultivimin dhe trafikun e drogës nga denoncimet, po gjymton një shoqëri të tërë.
Nuk është personi është fenomeni. Nëse do investohesh për të fshehur fenomenet negative, kjo nuk është shoqëri e hapur por shoqëri e kapur” u shpreh Basha.
Sipas kreut të PD-së, vendi nuk ka shoqëri civile. Basha e quajti mjerane shoqërinë civile në kohën që PD është në qeveri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.