BOTA

Gruevski: Zaev do t’i tradhëtojë shqiptarët e Maqedonisë, vetëm prisni

15:33 - 25.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
Macedonian Prime Minister Nikola Gruevski leaves after a news conference in the government building in Skopje, Macedonia, Wednesday, Feb. 25, 2015. Gruevski has immediately dismissed claims of illegal wire-tapping made by opposition leader Zoran Zaev and has reiterated the previous accusation that Zaev was plotting to overthrow the government in collaboration with unidentified “foreign services”. (AP Photo/Boris Grdanoski)

Nikola Gruevski ka thënë se Ali Ahmeti ka bërë gabim të madh që ka ndërprerë atë për të cilën ka luftuar, apeluar dhe lutur publikisht, që të ketë një rregull ku fituesi i zgjedhjeve të ketë drejtën e formimit të qeverisë. “Ai ishte promovues i këtij parimi, ai ka ndikuar edhe te faktori ndërkombëtar që të imponohet një kuotim i tillë. Ne pranuam të jetë e atillë dhe ai e shkeli atë. Faktori ndërkombëtar në vitin 2006, 2007, 2008, ka folur të kundërtën e asaj që po flet tani. U them se ju ishit ata që flisnit të kundërtën, se ne kemi një specifikë që nuk e ka Anglia, Gjermania dhe atëherë na e premtuan atë kurse tani heshtin dhe nuk kanë përgjigje”, ka thënë Gruevski në “Zona e Debatit” të Klan Kosova. Duke folur për bashkëpunimin me partitë shqiptare, Gruevski ka thënë se kanë qenë të hapur edhe si parti për anëtarësimin e tyre.




Ndërsa për kryeministrin aktual, Zoran Zaev me të cilin kanë bashkëpunim shqiptarët, ai tha se do të tradhtohen nga ai. “Zaev është “i lexueshëm” nga maqedonasit, por edhe shqiptarët do ta lexojnë atë, do ta ndjejnë në shpinë. Vetëm prisni”, tha ai. Gruevski tha se i emëruari, zëvendëskryetar i Shkupit, është shqiptar dhe është nga partia e tij VMRO–DPMNE. “Kemi anëtarë që janë shqiptarë, nuk janë të shumtë, janë me qindra, megjithatë i kemi. I emëruari për zëvendëskryetar është nga partia jonë e deri më parë ka qenë profesor i shkollës së mesme dhe drejtor në lagje. Ai ka dal në pension para pak kohe dhe kemi menduar se është mirë ta propozojmë. Ne nuk kemi paragjykime, por jemi të paragjykuar nga ana e shqiptarëve. Ai më tej ka thënë se LSDM nuk do të mundet të fitojë besimin e qytetarëve të Maqedonisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.