AKTUALITET

Itali/ Tentuan të vidhnin shtëpinë me levë por përfundojnë në pranga dy të rinjtë shqiptarë

18:30 - 25.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Janë arrestuar nga policia italiane dy të rinj shqiptarë janë arrestuar teksa po tentonin të kalonin rrethimin e një banese për të grabitur. Policia e Frosinones ka marrë në rrjetin operativ një telefonatë se dy të rinj të armatosur me një levë po tentonin të kalonin rrethimin e shtëpisë duke përdorur elektrik dore. 

Të dy personat siç raportohet nga ‘Ciociaria.oggi’ kishin shkuar për të grabitur por pa mundur për ta finalizuar atë. Të dy shqiptarët përkatësisht 21 dhe 22 vjeç u përpoqën për ti shpëtuar policisë por që nuk ia dolën. Për më tepër, gjatë hetimit, u konstatua se dy shqiptarët, nuk ishin të pa njohur për uniformat blu të Frosinones.

Shqiptarët ishin përfshirë në bazën e të dhënave të policisë si grabitës edhe më herët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.