Show-Bizz

Ja ku po i kalojnë pushimet çifti Seldi-Mimoza

15:41 - 25.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Është përfolur shumë për lidhjen e tyre edhe pse gjithnjë çifti e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se mes tyre ka vetëm miqësi dhe asgjë tjetër. Por mesa duket “fshehjes” i ka ardhur fundi dhe kanë qenë vetë ata që ta pranojnë lidhjen e tyre. Po flasim pikërisht për këngëtarët Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra të cilët nëpërmjet rrjeteve sociale kanë pranuar më në fund lidhjen e tyre. Ka qenë pikërisht Seldi ai që në faqen e tij në Facebook ka postuar dy foto të tijat me Mimozën ku janë veshur sport dhe në mbishkrim ka vendosur një zemër. Ata janë duke kaluar pushimet së bashku në malet e Zvicrës, çfarë shpjegon edhe të veshurit të tyre me xhupa. Kjo mjafton për ne dhe për të gjithë për të kuptuar se çifti pas shumë mohimesh dhe përgënjeshtrimesh ka pranuar lidhjen. Një çift shumë simpatik, të shohim ç’të reja do të sjellin të dy.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.