Show-Bizz

Klaudia thyen heshtjen: Nëse fjalët më dalin nga zemra s’janë të gabuara. Albi për mua është…

13:57 - 25.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Balerina Klaudia Pepa ka qenë në qendër të vëmendjes javën e kaluar, për shkak të deklaratës së bërë në emisionin “Rudina” për ish-bashkëshortin e saj koreografin, Albi Nako, teksa e quajti këtë të fundit “vëlla të madh”.

E ndërsa ka marrë mjaft komente negative, duket se më në fund, ajo ka vendosur të thyejë heshtjen. Përmes një postimi në rrjetin social, balerina ka sqaruar gjithçka rreth kësaj çështje. “Për ata që nuk e kanë kuptuar…Një vëlla është miku që ta jep natyra.

Një vëlla është i afërt si duart dhe këmbët. Une e përkufizova Albin si një familje, sepse e tillë është për mua.

Nëse fjalët më dalin nga zemra nuk janë asnjëherë të gabuara”, – është shprehur Klaudia, duke i mëshuar edhe më shumë idesë së saj për marrëdhënien me Albin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.