Kryesore

Kush e përgjoi mbledhjen e kryesisë së PD-së? Basha: Autori ishte fare i qartë!

21:16 - 25.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në Studion e Hapur me Eni Vasilin, gazetarët i kujtuan kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës “ngrirjen” që Berisha i bëri Spartak Ngjelës kur ai e përgjoi në mbledhjen e grupit. Por Basha tha se refuzon të bëjë hetime dhe dënime për përgjimin e mbledhjes së kryesisë.
“Eshtë një akt i padenjë, akte të tilla janë të dënueshme. Nuk po hetojmë dhe as kemi ndërmend të hetojmë.  Në kuptimin etik, marrim nga ky incident mesazhin e duhur që kjo është diçka e dënueshme. Autori ishte fare i qartë, unë nuk do bëj gjueti shtrigash. Kemi një qëndrim unanim që e dënon këtë” u shpreh Basha që nuk dha emra për personin e dyshuar për përgjimin.

Në mbledhjen e kryesisë së PD-së pati një përplasje të fortë mes të pakënaqurve me listat, fushatën dhe rrjedhjen e votave në votimin e Gramoz Ruçit në parlament. Konflikti arriti kulmin kur Jemin Gjana tentoi të godasë fizikisht Valbona Mezinin, Sekretare për Organizatat Partnere.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.