Vazhdojnë debatet e hapura nga transgjinorja më e njohur shqiptare, Linda Rei. Kësaj radhe pjesë e debatit, pas atij në shoë-t ku ajo merr pjesë, “Dance Ëith Me”, një tjetër emision ka nxehur atmosferën në studio. E ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’ ajo është përplasur me moderatoren e emisionit. Dhe e gjitha nisi nga pyetja e moderatores Rusina Magjistari.
“Si është jeta jote si transgjinore” dhe kaq ka mbjaftuar për të replikuar.
“Nuk jam transgjinore”, u përgjigj Linda ndërsa Rudina ja ktheu: “Je shndërruar…”.
“Jo, fjala trans do të thotë “në mes”, je transgjinor kur je seksi mashkull por ke paraqitjen e femrës ose e anasjellta. Unë jam operuar dhe jam seksi femër”, tha Linda, edhe pse një përgjigje e tillë nuk e bindi Rudinën e cila vazhdoi të insistonte se Linda është transgjinore.