Speciale

Prokuroria bën “goditjen e vjeshtës”: Brahos të mos i hiqet mandati. “Harron” se ai s’është më deputet

13:56 - 25.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka kohë që në politikën shqiptare nuk flitet më për “dekriminalizimin”, megjithëse shumë nga të përfolurit si kriminelë janë ende kryetarë bashkie dhe disa prej tyre deputetë. Shumë muaj më parë, kur “dekriminalizimi” ishte temë dite (helbete po afronte fushata), KQZ-ja i kërkoi prokurorisë verifikimin e mjaft figurave publike. Ndonjë prej tyre u penalizua, si Armando Prenga që ju hoq mandati, ndërsa disa të tjerë si Tërmet Peçi e Adriatik Zotkaj u mbrojtën politikisht, megjithëse prokuroria kërkoi largimin e tyre nga detyra.

Një nga të verifikuarit ishte edhe Spartak Braho. Prokurorja Rovena Gashi ka firmosur javën e kaluar dokumentin ku e nxjerr ish-deputetin e PS si “të pafajshëm”. Që do të thotë: pavarësisht se ai rezulton i dënuar me gjobë për shpifje, nuk duhet t’i hiqet mandati.

Këtë përfundim verifikimi, prokurorja Rovena Gashi ja ka nisur Kuvendit dhe KQZ-së. Ndoshta “harron” se Spartak Braho nuk është më deputet dhe sido që të ishte rezultati i këtij verifikimi, ai s’do ti hynte askujt në punë. Megjithatë, drejtësia është dhe procedurë dhe prokuroria me procedurën është në rregull. Fundja, kur të gjithë bëjnë politikë me dekriminalizimin, pse të mos bëjë edhe prokuroria?

GSH.al

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.