OPINION

Që nesër të mos i quajmë tradhtarë

07:40 - 25.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Nga Adriatik.R.DOSTI

 

Rezultatet e shkëlqyera në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare të 5 viteve të fundit në sportin e karatesë të djaloshit super të talentuar shqiptar Bekim Basha [mbi 15 herë është ngjitur në Podin e fituesit të tri vendeve të para ] si dhe vlerësimi i presidentit të Federatës së Kosovës në këtë sport z. Fadil Arifi, gjatë turneut që po zhvillohet në Stamboll ku Basha junior po shkëlqen serish, më nxiten të shkruaj këto radhë.

“Ky djalosh është një thesar dhe një diamant i yni mbarëkombëtar i sportit të karatesë”, citohet të ketë thënë kreu i këtij sporti të Kosovës, tashmë me shumë rezultate të shquara ndërkombëtare e olimpike, ku mjafton të përmendësh Majlinda Kelmendin dhe i ke thënë të gjitha.

Bekimi 18-vjeçar që sot studion për Juridik në UET është i biri i ish-atletit të shquar të SK Tiranës z.Murat Basha dhe rrjedh nga një familje sa e persekutuar politikisht deri në gjen po aq edhe patriote e nacionaliste.

Djaloshi i talentuar Basha, kur sera e atyre që kanë kohë që e kanë braktisur dinjitetin e personalitetin e tyre kombëtar dhe fjala është për racën e fëlliqur të politikës e politikanëve tanë të pa fytyrë është ndër të paktët sportistë shqiptarë që po e nderon dhe e lartëson në çdo pjesëmarrje të tij ndërkombëtare emrin e Atdheut të vet. Flamurin e Himnin e tij Kombëtar te po i bën krenar ashtu sikurse edhe veten e familjen e tij.

Është 5 herë Kampion Kombëtar, 3 herë fitues i Kupës së Shqipërisë, 4 herë Kampion Mbarëkombëtar. Një vit më parë u shpall Nënkampion i Botës në peshën 68 kg. për të rinj në Umaga të Kroacisë. U rendit i 9-i në Kampionatin Europian po për të rinj në Limasol të Qipros, po në 2016. Zuri vendin e 5-të në Garat Elitë Europiane në Sofje të Bullgarisë po me 2016. Pasi kaloi një dëmtim jo të lehtë, ristarton shkëlqyeshëm me pjesëmarrjet e tij gjithnjë për flamurin kombëtar shqiptar në Leipsig e tash edhe në Stamboll.

Por, që pas vitit 2015 kur Lali Eri mori frerët e Bashkisë së Tiranës dhe gjëja e parë që beri mbylli sportin e karatesë të këtij sport klubi duke e nxjerrë në rrugë. Super talenti shqiptar falë dashamirësisë dhe kuptimit të sportit në atë këndvështrim që meriton. Bekimi stërvitet e garon në rang klubi për ekipin malazez të Omladinac nën drejtimin e Trajnerit Zarko Rankovic.

Asnjë lloj interesimi nga ana e qeverisë dhe e shtetit shqiptar për këtë djalosh sa të talentuar po aq edhe atdhetar e patriot, i cili përpos ofertave shumë të leverdishme financiare të disa vendeve të Europës ka zgjedhur të konkurrojë e të mbrojë vetëm ngjyrat e Shqipërisë se tij. Asnjë lloj ndihme financiare për të. Prej atyre që harxhojnë miliona e japin tenderë e koncesione pa fund, që abuzojnë me ç’ të munden e ç’ kanë në dorë, por vetëm për sojin, racën e xhinsin e tyre dhe kurrë jo për atë çka lidhet me dinjitetin e personalitetin e kombit te tyre.

Po Bekimi nuk është i vetmi në listën e harresës, injorimit e përbuzjes që shteti shqiptar iu bën xhevahireve të tillë sportive që edhe bota e super zhvilluar i ka me kokrra.

Kështu, falë kësaj politike antikombëtare sportive nder vite Shqipërisë i kanë ikur jo pak talente të rrallë që më pas të detyruar kanë garuar nën flamurin e vendeve të tjera madje duke u shpallur deri edhe Kampion Ballkani, Europë e botë.

Dhe rastet e peshëngritjes, mundjes, atletikës, çiklizmit, boksit, notit, kik -boksit, karatesë e deri tek individë të veçantë edhe në sportet kolektive si futbolli, basketbolli, volejbolli etj. janë të shumtë e nuk kanë fare më nevojë për komente të tepërta.

E që nesër, ashtu si rëndom e zakonisht kur fajin ua lemë të tjerëve dhe në jo pak raste edhe vetë sportistëve e që nuk ngurrojmë deri sa edhe t’i quajmë e etiketojmë edhe mercenare e tradhtarë këto talente të rralla të sportit kombëtar shqiptar të mos detyrohen të braktisin atdheun e tyre. Sot kërkojnë urgjentisht e më shumë se kurrë fokusin e veçantë dhe vëmendjen absolute të shtetit e qeverisë shqiptare sa nuk është tepër vonë.

Dhe ne që deri më sot i kemi quajtur si njerëz e sportistë që na braktisën e i kthyen kurrizin Shqipërisë, harrojmë se po deri me sot historitë tona të këtilla kanë treguar e vërtetuar qartë e saktë se kurdoherë ka qene Shqipëria ajo që iu ka kthyer kurrizin e i ka braktisur kurdoherë e në çdo kohë bijtë e saj më të mirë.

Dhe kjo jo thjesht për faj të Shqipërisë, se ajo e gjora nuk na ka asnjë faj, por për faj të atyre që ai, Atdheu ynë padrejtësisht ka pasur e ka ende ne krye Dhe qenia e monstrave të tilla në krye të Shqipërisë të paktën që prej 1944 e në vazhdim pa as më të voglin justifikim na fajëson kokë e këmbë të gjithë ne shqiptarëve kudo që jemi brenda apo jashtë Atdheut tonë.

Do të na ikin radhazi sikurse na kanë ikur edhe Bekimi, edhe Luiza, edhe Izmiri, sikurse na iku dje Majlinda, se cilës Atdheu mëmë refuzoi t’i hapte dyert dhe ajo ”Kosova e pa rëndësishme” e shpalli Kampione Europë, Bote, e deri edhe Olimpike.

Vetëm në këto 5 vitet e fundit 50 medalje e trofe kombëtare e ndërkombëtare të super talentit të karatesë shqiptare, Bekim Basha flasin shumë më tepër se ky artikull apo kjo thirrje e sinqertë e imja jo vetëm si njeri i hershem i sportit, por mbi të gjitha si një shqiptar i ndershëm e patriot ndaj kombit tim.

Të faleminderit për gjithçka ke bërë e po bën për Atdheun tënd Bekim, ti dhe familja jote!

Dhentë Zoti të marrëve e atij vendi me se fundi t’u ketë ardhur dëgjimi e shikimi i duhur prej njerëzve normalë e të logjikshëm dhe duke i thirrur arsyes, e duke kuptuar se të marrit me sport mund ta largoje rininë e atij vendi nga rruga pa krye ku e kanë futur prej vitesh, inshalla vënë sinqerisht dorën në zemër.

Do Zoti…..

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.