Tech

Shqiptari, hero i ditës në San Martino, shpëtoi 4 të rinj nga vdekja: Makina në flakë, ja si i nxora

12:23 - 25.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Një shqiptar është bërë “hero” i ditës në zonën e San Martino di Trecate, pasi u ka shpëtuar jetën 4 të rinjve. Makina e tyre shpërtheu në flakë pas një aksidenti të rëndë. Mediat italiane raportojnë se të rinjtë shpëtuan falë veprimit të shpejtë të një shqiptari, të cilit i përmendet vetëm emri, Zabit.

Ai ka makinën pas aksidentit të rëndë, e cila ishte në flakë dhe u fut me shpejtësi të shihte a kishte njerëz brenda.

Aty kishte shumë njerëz, por shumica vetëm filmonin dhe asnjë nuk ndërhyri të ndihmonte. Zabiti ka treguar se ishte aty rastësisht, por nuk mundi vetëm të shikonte.

“Pashë makinën në flakë, brenda ishin 4 të rinj, dukeshin të tronditur, ndoshta edhe nën efektin e tymit të flakëve. I tërhoqa jashtë, ishte gjëja e vetme që më erdhi ndër mend”, – ka thënë ai.

Policia ka njoftuar se aksidenti ndodhi në mëngjes dhe në të u përfshinë dy makina, një Peugeot, makina që mori flakë dhe një Fiat Punto.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.