Kryesore

Basha thirrje Ramës: Largo Ruçin dhe Xhafajn, shkarko Sejdinin. Dil nga magazina e krimit!

14:39 - 28.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nga foltorja e Kuvendit ka zbuluar sot se Policia e Shtetit nuk arriti të arrestonte personat që e goditën atë në Elbasan, ishte sepse ajo magazinë ishte “kështjella e Edi Ramës, e krimit, e bandës, që ka imunitet.

Basha i kërkoi Kryeministrit Edi Rama të shkëpusë lidhjet me krimin duke shkarkuar Gramoz Ruçin, Fatmir Xhafajn, Qazim Sejdinin dhe krerë të Policisë, “të dilte nga magazina e krimit”, siç e cilësoi ai.

“Sot nga kjo sallë, të kërkoj ty, Edi Rama, largo Gramoz Ruçin dhe Fatmir Xhafajn nga drejtimi! Shkarko menjëherë Qazim Sejdinin!

Spastro radhët e Policisë nga bashkëpunëtorët e trafikut të drogës.

Por ti këto nuk ke për t’i bërë dhe as ke ndërmend t’i bësh!

Le t’i kthehemi dhe njëhërë situatës së Elbasanit, ku Policia u shpartallua në mes të qytetit nga një bandë. Policia nuk e kaloi portën, rrethimin, jo se nuk ka oficerë të përgatitur dhe kurajozë, por se ajo kështjellë është e Edi Ramës, e krimit, e bandës, ka imunitet. Nuk e çan dot atë. Ndaj të mos ia kërkojë këtë oficerëve, por t’ia kërkojë Edi Ramës që të dalë nga magazina e krimit.”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.