AKTUALITET

Elbasani si Kolumbia/ Prokuroria “tallet”, bën mbledhje për të analizuar ç’po ndodh, por s’ka guxim të arrestojë askënd

14:31 - 28.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pasi nuk kane patur guxim te arrestojne asnje “peshk te madh” ne Elbasan apo kudo ne Shqiperi, prokuroria nuk e ka fshehur deshtimin e saj ka vendosur të bëjë show.

Drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Renda, Besim Hajdarmataj, ka thirrur në një analizë prokurorët që po hetojnë ngjarjet e ditëve të fundit në Elbasan.

Në takim janë thirrur edhe drejtues e hetues të policisë, për të analizuar veprimet e deritanishme dhe për të diskutuar mbi masat e tjera të nevojshme për parandalimin e këtyre akteve.

Kujtojmë se ngjarja e pak ditëve më parë në lagjen ‘Syrja Dylgjeri’ në Elbasan, ku mjeti i policisë u godit nga një mjet i blinduar tip ‘Audi’ shkaktoi mjaft debate dhe akuza ndaj policisë.

Makina e blinduar është në pronësi të biznesmenit Petrit Çela dhe policia e ka shpallur në kërkim, ndërsa në lidhje me ngjarjen janë arrestuar 3 persona. Petrit Çela, me anë të avokatit të tij ka kallëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda 6 efektivë, ndër ta dhe Gjergj Oshafin, Nëndrejtorin e Policisë.

Pronari i tregut agro-ushqimor i akuzon efektivët për kryerjen e 9 veprave penale, ku më të rëndat janë ato të shpërdorimit të detyrës, kallëzim i rremë, si dhe deklarata të rreme para prokurorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.