DOSSIER

Izet Haxhia: Donald Lu foli për 4 klane mafioze, njërin prej tyre po ua tregoj unë…

15:17 - 04.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-truproja i presidentit Berisha, Izet Haxhia ka bërë një postim në “Facebook” pas deklaratës së ambasadorit amerikan, Donald Lu se në Shqipëri funksionojnë 4 klane mafioze.

POSTIMI I PLOTE

Sapo pashe nje vidio qe e kishte hedhur portali Pamfleti.com nje portal qe eshte nder te vetmit zera opozitare e te pavarur te medias ne Shqipri. Ne ate vidio (SHIKOJE KETU) dukeshin qarte disa eksponent te njohur qe hidhnin para te gjitha llojeve kengetareve e orkestres ne nje dasem.

Ishin i biri i Berishes, kryetari i gjykates se Vlores, Skender Haluci, Erzen Breçani, nipi i berishes etj.

Ambasadori Lu deklaroj dje se egzistojne kater Klane mafioze dhe 20 familje te tilla ne Shqipri qe drejtojne krimin e organizuar.

Nje klan po ua them une.

Eshte klani i Trustit te Geshtenjave te Tropojes dhe keta jane disa nga pjestaret e ketij klani qe drejtohet nga kryemafiozi Berisha.

Nuk e di a do ta kape reforma kete Halucin sepse eshte edhe miku i Timonjerit Rama.

E them kete sepse dikur kur ishte pedagog tek artet ,me pate futur mik kete Skenderin per te mos e ngacmuar.Mesa kam degjuar e kane ruajtur e forcuar kete miqesi.

Ky kryegjygjtari i Vlores me mikun e vet Hajdarin qe ishte kryetar i komisionit te rendit e shikut kane rrafur ne birucat e policise ne Tirane te pereskutuarin politik Petro Mishtari per çeshtje “nderi ” ne vitin 1996.

Ku i dihet ndoshta Rama i jep detyra ne organet e reja qe fillojne pune pas vetingut.. Sepse edhe me komshinjte serbe i ka mire punet. Ashtu si Berisha e anetari tjeter i klanit Kuliçi i cili edhe pse e flet me zor gjuhen Shqipe ate serbe e flet mjaft rrjedhshem.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.